Blerja më e re e Romës ka premtuar se do të japë gjithçka për të sjellë titullin kampion në kryeqytetin italian.”Jam në një formë fizike shumë të mirë dhe dua të bëj më të mirën për këtë ekip.

Besoj që Roma do të bëjë një edicion të madh, pasi i ka të gjitha mundësitë. Rivaliteti do të jetë i madh për titullin kampion, por ne besojmë te suksesi”tha ai. Ndërsa në fund, boshnjaku ka folur edhe për largimin nga Manchester City.

“Nuk kam pasur problem me askënd. City është një ekip i madh me lojtarë të shkëlqyer. Unë kisha problemet me dëmtimet, pasi kisha një fillim shumë të mirë”, është shprehur Xheko.


d.b/shqiptarja.com