Prezantohet trajneri i ri i Interit, debutuesi Andrea Stramaccioni

Prezantohet trajneri i ri i Interit, debutuesi Andrea Stramaccioni
Andrea Stramaccioni zyrtarisht ka marrë detyrën si trajner i Interit deri në fund të këtij sezoni. Pas shkarkimit të Claudio Ranierit, Stramaccioni është prezantuar në skuadrën zikaltër.

”Është një ëndërr e bukur që tashmë më është bërë realitet. Këto janë emocionet që di të sjellë sporti. Presidenti Moratti ma mundësoi këtë ëndërr dhe kjo po më duket një botë e re. Unë jam i sigurt në punën që do bëj dhe do të mundohem që të arrijmë suksese me lojtarët e mi" tha tekniku i ri i zikaltërve.

"Mourinho për mua është një mit por unë nuk synoj të arrijë suksesin e tij, unë jam modest dhe do bëj punën time. Presidenti më kërkoi që tek Interi të sjell dëshirën për të luftuar për fanelën e skuadrës me dëshirë dhe pasion” deklaroi Stramaccioni.

Gjatë prezantimit të tij në skuadër, është paraqitur në mënyrë surprizë edhe ish lojtari i Interit, Mario Balotelli. Problematiku ka surprizuar të gjithë kur në prezantimin e Stramaccionit ka hyrë aty duke befasuar të gjithë me paraqitjen e tij. "I uroj fat teknikut të ri. E di që ëstë një moment i vështirë" tha Super Mario.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Luna feston 2 mujorin e lindjes, Kiara publikon foton e ëmbël

Luna feston 2 mujorin e lindjes, Kiara publikon foton e ëmbël