Prezantonte makinën në panair 
rrëzohet shefi ekzekutiv i BMW

Prezantonte makinën në panair <br />rrëzohet shefi ekzekutiv i BMW
Shefi ekzekutiv i BMW-së Harald Krueger është rrëzuar gjatë një konference shtypi në shfaqen e organizuar “Frankfurt Auto”.

Në momentin që u ngjit në skenë pranë makinës hibride BMW tip “i8”, 49-vjeçarit i ka rënë të fikët. Menjëherë dy antarë të stafit nxituan për t’i dhënë ndihmën e parë duke e ngritu në këmbë, por përsëri gjendja shëndetësore e Krueger nuk ishte e stabilizuar.
 
Harald Krueger

“Krueger ka qënë i sëmurë para se të dilte në skenë, jemi pak të surprizuar për atë që ndodhi, por mjeku ka thënë se nuk është gjë serioze për shëndetin. Konferenca për shtyp do të përsëritet në një moment të dytë” – u shpreh zëdhënësi i BMW-së Maximillian Schöberl
 
Gjatë momentit të rënies Krueger dukej i habitur dhe fërkonte pjesën mbrapa kokës, ndërsa dy anëtarë të stafit e kanë ngritur në këmbë.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve