Prezantuesi Rudi Hizmo nuk pranoi të ishte “kazani” i Ramës: Po ça po bën mo burrë

Prezantuesi i njohur Rudi Hizmo duket i zhgënjyer nga mënyra se si kryeministri Edi Rama po qeveris vendin dhe këtë e ka pohuar fare hapur sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV ku shpjegoi se ka qënë pikërisht intervista e kreut të qeverisë Rama në emisionin e koleges së tij Ariola Shehu, arsyeja e largimit të tij nga InTV ku pati një eksperiencë disa vjeçare.

“Ishte Zoti Edi Rama që e përgëzoj që e ka bërë këtë vend kështu siç është. Ai ishte i ftuar tek Arjola, kur ne ishim i vetmi emision aktual politik që komentonim këto gjëra, ndërsa Arjola ishte shoë-biz. Në vend që të vinte te ne, shkon te Arjola dhe ne na kërkohet që të futemi në kosh plehrash që ti bënim ca pyetje ngacmuese, pra ne ishim kazani. Gjë që dihej si do reagonte Edi Rama , sikurse reagoi edhe ndaj atyre që u futën në kazan , që nuk ua vari fare. Mua s’më qëndronte si ide dhe thjesht nuk shkova të nesërmen.

Hizmo, i cili nuk pranoi të bëhej “kazani mediatik” i Edi Ramës, tha se ka vetëm një pyetje për kryeministrin:

“Po ça bën mor burrë, kaq do ti thoja.  Edi Rama është dembel i madh. Është i talentuar fort, unë të siguroj që Ramën do kisha ëndërr ta kisha mik, por jo si politikan . Fatkeqësisht nuk ka asnjë person përballë tij që ta konkurojë”

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albi: 26/07/2018 10:54

    na rrenqethe lesht, ja paske tregu vendin! Me siguri dhjeu kur e mori vesh qe nje personazh i kalibrit tend nuk ja pordhi fare qe ti shkonte ne interviste...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike