Prezantuesja e krijuar nga inteligjenca artificiale nis karrierën në televizion!

Prezantuesja e krijuar nga inteligjenca artificiale nis karrierën në televizion!

Ajo quhet Alba Renai dhe është prezantuesja e re e një pjese të programit televiziv spanjoll Survivientes, versioni spanjoll i “Ishullit të njerëzve të famshëm”. Reality show do të transmetohet në TeleCinco, një televizion i menaxhuar nga Mediaset España.

Prezantuesja është krijuar nga Inteligjenca Artificiale. Edhe zëri i saj nëpër video duket i modeluar nga softueri. Zëri nuk përputhet me lëvizjet e gojës dhe fytyra e Albës është më ndryshe se në foto. Reagimi i përdoruesve nuk është shumë i ngrohtë. Ndër komentet më të shpeshta janë ata që pyesin se pse produksioni nuk zgjodhi të fokusohej tek një prezantuese e vërtetë.

Alba Renai ka mbi 5400 ndjekës në Instagram dhe u prezantua në Instagram vjeshtën e 2023 me disa fotografi jo shumë realiste dhe, për rrjedhojë, lehtësisht të dallueshme, megjithëse cilësia e imazheve të krijuara nga AI është përmirësuar shumë kohët e fundit.

Në profilin e saj në Instagram thuhet se jeton në Madrid dhe profili i saj përmban foto nga ngjarjet sportive e deri te ngjarjet sociale, gjithashtu nuk mungojnë postimet e sponsorizuara për të promovuar produkte të ndryshme.

Pas këtij imazhi virtual është kompania BE A LION, një degë e Mediaset España, pronare e Telecinco. Reality show transmetohet çdo javë me prezantuesen e krijuar nga AI.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Meta: Merrni shembull nga Vasil Laçi dhe Vojo Kushi! Italianët i duam, por si pushtues nuk i durojmë

Meta: Merrni shembull nga Vasil Laçi dhe Vojo Kushi! Italianët i duam, por si pushtues nuk i durojmë