Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dënon fuqishëm të gjitha aktet e dhunës


Tirane, 10 Shkurt/ATSH/-. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dënoi te martën aktet e dhunës dhe shpërthimet që ndodhën në kryeqytet mëngjesin e sotëm.
"Aktet e dhunshme nuk kanë vend në një shoqëri moderne dhe demokratike. U bëjmë thirrje të gjitha forcave politike të shmangin politizimin e sulmeve të sotme dhe t'u japin autoriteteve përkatëse hapësirën për t'i hetuar plotësisht këto akte dhe për të identifikuar e vënë përpara drejtësisë përgjegjësit", thuhet në deklaratën e OSBE së.
Një stacion autobusi, biznesi privat i babait të ministrit të Brendshëm dhe banesa e një shefi komisariati policie kanë qenë tre objektivat e sulmeve me tritol, mengjesin e sotem në Tiranë.
/f.n/
 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?