Prezenca e OSBE-së prezanton projektin kundër trafikimit dhe shfrytëzimit të fëmijëve
TIRANË, 7 Korrik /ATSH-Gjergji Mima/ -Prezenca e OSBE-së në Shqipëri prezantoi sot projektin “Mbështetje e masave për luftën kundër trafikimit të fëmijëve”. Projekti synon fuqizimin e institucioneve shtetërore dhe të shoqërisë civile për të adresuar çështjen e trafikimit të fëmijëve, duke u përqendruar te parandalimi i shfrytëzimit të punës së fëmijëve. Ai financohet nga qeveria […]
TIRANË, 7 Korrik /ATSH-Gjergji Mima/ -Prezenca e
OSBE-së në Shqipëri prezantoi sot projektin "Mbështetje e masave për luftën kundër trafikimit të fëmijëve".
Projekti synon fuqizimin e institucioneve shtetërore dhe të shoqërisë civile për të adresuar çështjen e trafikimit të fëmijëve, duke u përqendruar te parandalimi i shfrytëzimit të punës së fëmijëve.
Ai financohet nga qeveria italiane dhe realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.
Si pjesë e projektit, është hartuar "Udhëzuesi për mbrojtjen e fëmijëve në situatë rruge", i cili trajton çështjet e mbrojtjes dhe ndihmës ndaj fëmijëve në situatë rruge, që janë në rrezik të formave të ndryshme të shfrytëzimit si, detyrim për të lypur, punuar apo shfrytëzim seksual. Udhëzuesi do t'u shërbejë profesionistëve që merren me identifikimin, referimin dhe menaxhimin e rasteve të fëmijëve në situatë rruge. Gjithashtu, do të organizohet trajnimi i punonjësve socialë shtetërorë dhe të shoqërisë civile, punonjësve të policisë dhe profesionistëve të tjerë në kontakt të përditshëm me fëmijët, për zbatimin e duhur të Udhëzuesit. Po në kuadër të projektit, do të bashkëpunohet me komunitetin e biznesit për miratimin e një kodi sjelljeje për ndalimin e shfrytëzimit të punës së fëmijëve.
Duke folur në veprimtarinë e sotme, zëvendëskryetari i Prezencës së OSBE-së, Robert W
Prezenca e OSBE-së prezanton projektin kundër trafikimit dhe shfrytëzimit të fëmijëve
ilton, tha se parandalimi dhe lufta kundër trafikimit dhe shfrytëzimit të personave, që përbën një shkelje të rëndë të të drejtave dhe lirive të njeriut, duhet të jetë ndër përparësitë kryesore të vendit. Në prezantimin e projektit folën edhe ambasadori italian në Shqipëri, Massimo Gaiani, zëvendësministrja e Brendshme, Elona Gjebrea, zëvendësministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Bardhylka Kospiri dhe zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Brunilda Paskali. Veprimtaria u zhvillua në kampin veror në natyrë, të organizuar nga shoqata "Arsis", për fëmijët në situatë rruge dhe fëmijë të tjerë në nevojë.
Prezenca e OSBE-së prezanton projektin kundër trafikimit dhe shfrytëzimit të fëmijëve
Studimi kombëtar mbi fëmijët në situatë rruge i UNICEF dhe "Save the Children" tregon se në Shqipëri janë rreth 2,527 fëmijë në situatë rruge. Sipas këtij studimi, një e treta e tyre janë në rrezik për t'u trafikuar. Sipas raportit vjetor të Zyrës së Koordinatorit Kombëtar për Anti-Trafikimin, nga 95 viktima të mundshme trafikimi të identifikuara në Shqipëri në vitin 2013, 43 prej tyre ishin të mitur. /a.ke/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47.7%
-
Jo
50.2%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 8513
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15