Prezenca e OSBE trajnon transmetuesin publik shqiptar për raportimin e zgjedhjeve
TIRANË, 21 Prill /ATSH-Gjergji Mima/ -Redaktorë dhe gazetarë të transmetuesit publik shqiptar po trajnohen për raportimin e zgjedhjeve, në një kurs intensiv treditor, që filloi sot në Tiranë. Trajnimi, i organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Bashkimin Evropian të Transmetuesve (EBU), Radio-Televizionin Shqiptar (RTSH) dhe “Eurovision Academy”, zhvillohet dy muaj përpara […]
Redaktorë dhe gazetarë të transmetuesit publik shqiptar po trajnohen për raportimin e zgjedhjeve, në një kurs intensiv treditor, që filloi sot në Tiranë.
Trajnimi, i organizuar nga Prezenca e
OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Bashkimin Evropian të Transmetuesve (EBU), Radio-Televizionin Shqiptar (RTSH) dhe "Eurovision Academy", zhvillohet dy muaj përpara zgjedhjeve vendore.
"Qëllimi i këtij trajnimi, përveçse të ndihmojë në sigurimin e një raportimi zgjedhor më profesional, të paanshëm dhe të balancuar, është edhe të nxisë kalimin nga transmetimi i deklaratave politike në raportime që përqendrohen te problemet e komuniteteve vendore", tha këshilltari i Prezencës së OSBE-së për Zhvillimin e Medias, Vojislav Raonic.
Kursi do të fokusohet te roli dhe përgjegjësitë e reporterëve të zgjedhjeve, funksionimi i institucioneve të administrimit zgjedhor, ndarja e re administrativo-territoriale, si dhe te pasqyrimi i interesit të qytetarëve në mbulimin e zgjedhjeve.
Një pjesë e trajnimit do t'u kushtohet ndryshimeve të fundit në Kodin Zgjedhor, që përcaktojnë se gjysma e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë duhet të jenë gra, si dhe rekomandimit të OSBE/ODIHR-it që transmetuesi publik të mund të ketë në vëmendje nxitjen aktive të pjesëmarrjes së grave, duke u dhënë kandidateve mbulim më të gjerë në lajme.
Trajnimi bën pjesë në përpjekjet e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri për të mbështetur zhvillimin e mëtejshëm të Radio-Televizionit Shqiptar si një transmetues publik editorialisht i pavarur, i qëndrueshëm dhe i përgjegjshëm para publikut. Më herët gjatë këtij viti, Prezenca e OSBE-së dhe EBU-ja zhvilluan për redaktorët dhe reporterët e RTSH-së një trajnim pesëditor për paanësinë në raportimin e lajmeve. /atsh/
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.2%
-
Jo
52.9%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 2278
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56