Prezenca e OSBE-së në Shqipëri bashkon të rinjtë nga Ballkani Perëndimor

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri bashkon të rinjtë nga Ballkani Perëndimor

Dyzet të rinj nga i tërë Ballkani Perëndimor u mblodhën për të marrë pjesë në “Shtigje Rinore 2019”.

Edicioni i tretë i “Shtigjeve Rinore”, një nga veprimtaritë kryesore që ka në qendër të rinjtë, organizohet nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, me mbështetjen e Kryesisë sllovake të OSBE-së, Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë gjermane. Për pesë ditë, të rinjtë do të njihen me njëri-tjetrin, do të eksplorojnë Tiranën dhe do të debatojnë për të ardhmen e demokracisë, sigurisë, paqes dhe bashkëpunimit në rajon.

Siç shkruhet në njoftimin për shtyp, ceremoninë hapëse të “Shtigjeve Rinore”, Kryetari i Prezencës së OSBE-së, Bernd Borchardt, foli për rëndësinë e rritjes së mbështetjes për bashkëpunimin rajonal, si dhe për rëndësinë e të rinjve si aktorë të ndryshimit në Ballkanit Perëndimor. “Gjatë këtyre tri viteve, 2 000 njerëz kanë treguar interes t’u bashkoheshin ‘Shtigjeve Rinore’ dhe 100 prej tyre morën pjesë. Shpresoj që ky edicion i ‘Shtigjeve Rinore’ t’ju transmetojë atë që tha njëri prej pjesëmarrësve të edicionit të parë: që kishte kuptuar që të rinjtë e rajonit kanë më shumë gjëra që i bashkojnë se sa që i ndajnë”, tha Borchardt.

“Pajtimi, kapërcimi i trashëgimisë së vështirë të së shkuarës në rajonin tonë është i mundur nëse ka kontakte jo vetëm midis qeverive, por edhe midis shoqërive dhe ju po e bëni këtë në mënyrë të shkëlqyer”, tha zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Sokol Dedja.

Gjatë ditëve të ardhshme, pjesëmarrësit e “Shtigjeve Rinore” do të përfshihen në një program ndërveprues, që përfshin tema që nga pjesëmarrja në demokraci, barazia gjinore, ndryshimi i klimës dhe antikorrupsioni te trajtimi i të shkuarës, bashkëpunimi rajonal, vlerat e OSBE-së, të mësuarit ndërkulturor dhe promovimi i trashëgimisë kulturore.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja