Prezenca e OSBE-së organizon vizitë në Suedi për gazetarët shqiptarë, për të përmirësuar raportimin për çështjet e sigurisë

Prezenca e OSBE-së organizon vizitë në Suedi për gazetarët shqiptarë, për të përmirësuar raportimin për çështjet e sigurisë

Nëntë gazetarë nga mediat kryesore në Shqipëri dhe dy zyrtarë për marrëdhëniet me mediat nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit morën pjesë në një vizitë pune, në Stokholm të Suedisë, organizuar nga Prezenca e OSBE-së, si pjesë e projektit të saj për armët e vogla e të lehta (AVL), nga 8 deri më 11 prill 2024. Veprimtaria, e dyta e këtij lloji, synonte rritjen e angazhimit të medias në trajtimin e çështjeve të sigurisë.

Delegacioni shqiptar vizitoi redaksinë e lajmeve të televizionit suedez SVT dhe u bashkëbisedoi me gazetarë që mbulojnë çështjet e sigurisë. Ata u takuan edhe me zyrtarë shtetërorë dhe joshtetërorë, përfshirë organizatat e medias dhe u njohën me fushata ndërgjegjësuese novatore, në të cilat media ka vepruar si partner strategjik për rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimin e publikut.

Strategjia e hartuar së fundmi për Rritjen e Ndërgjegjësimit dhe Komunikimit për Keqpërdorimin e AVL-ve identifikoi dhe theksoi rolin e mediave si partnerë strategjikë në informimin dhe edukimin e publikut në lidhje me rrezikun dhe keqpërdorimin e armëve të zjarrit, duke kontribuar drejtpërdrejt në objektivat e Udhërrëfyesit për Kontrollin e AVL-ve.

Si pjesë e përpjekjeve për zhvillimin e medias, projekti po kryen monitorimin e gjendjes aktuale të raportimit të medias si dhe vlerësimin e nevojave për ngritjen e kapaciteteve për gazetarët shqiptarë që raportojnë për çështjet e sigurisë dhe dhunës me bazë gjinore. Në bazë të gjetjeve, projekti do të zhvillojë një udhëzues për median, në vijim të të cilit do organizohen sesione trajnimi për gazetarët.

Vizita e punës është pjesë e një sërë përpjekjesh për ngritjen e kapaciteteve për të rritur rolin e medias në fushatat e ndërgjegjësimit të publikut dhe në vlerësimin e nevojave për ngritjen e kapaciteteve të gazetarëve në lidhje me raportimin cilësor. Vizita e parë për mediat u organizua në Beograd, në dhjetor të vitit 2022.

Vizita në Stokholm u organizua me mbështetjen e ambasadës së Suedisë në Tiranë, Unionit Suedez të Gazetarëve, televizionit suedez SVT, policisë suedeze, Agjencisë Suedeze të Kontingjenteve Civile dhe Projektit kundër Dhunës në Suedi.

Projekti “Asistencë për autoritetet e Republikës së Shqipërisë për uljen e rrezikut të përhapjes së armëve dhe keqpërdorimit të AVL-ve” zbatohet nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, Gjermanisë dhe Francës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, Berishën e mund edhe Arlind Qori