LOS ANGELES – Zgjedhësit e kontesë së Los Angeles do të votojnë në një referendum për të vendosur nëse aktorët e filmave porno duhet të detyrohen apo jo që të përdorin prezervativin.

Kjo vjen pas suksesit që regjistroi në qytetin e bukur amerikan një peticion të aktivistëve që luftojnë kundër virusit AIDS.

Aktivistët deri tani kanë arritur të mbledhin rreth 360 mijë firma në favor të prezervativit të detyruar për pornostarët, një shifër që u lejon të organizojë një referendum mbi këtë argument.

Data e votimit është zgjedhur 6 nëntori i këtij viti, pikërisht dita kur së bashku me popullsinë e Los Angeles pjesa tjetër e Amerikës do të zgjedhë presidentin e ardhshëm të vendit.

(im/shqiptarja.com)