VATIKAN - Një prift Italian i dhuroi Papës një makinë Renault, 20-vjeçare për ta përdorur kur lëviz brenda Vatikanit.

Makina, e cila ka bërë më shumë se 300 mijë kilometra, iu dha Papës nga At Renzo Zocca fundjavën e shkuar.

I njohur për stilin e tij modest të të jetuarit, Papa nuk nguroi të bënte një xhiro provë me makinën e tij të re.

Ai përdorte të njëjtën makinë në vendin e tij të lindjes, Argjentinë.

At Zocca tha për revistën italiane ‘Famiglia Cristiana’ se ai ishte i prekur nga përpjekjet e Papës për të krijuar “një kishë për të varfërit” dhe se donte t’i bënte një dhuratë.

Ai u habit kur mori një telefonatë nga kreu i Selisë së Shenjtë, i cili e pranoi dhuratën e tij. Prifti u paraqit të shtunën në Vatikan për të prezantuar dhuratën. Truprojat e Papës mbetën të shtangur kur ai mori çelsat e makinës dhe u largua me të.

Redaksia Online
(e.b/a.ç/shqiptarja.com)