Prifti “No Global”: Mos
jepni oferta për Papën

Prifti “No Global”: Mos <br />jepni oferta për Papën
AVELLINO, Itali - “Paratë që mbledhim duhet të shkojnë për vepra bamirësie të Atit të Shenjtë, por në fakt shkojnë në kasat e IOR, që është një bankë e përfshirë në ngjarje të çuditshme”. Fjalia nuk vjen nga ateisti i radhës por nga prifti i kishës së Mercogliano-s, provincë e Avellino-s në Itali. “Nuk është figura e tij prej drejtuesi që është në diskutim, por çfarë lidhje ka një bankë me Vatikanin dhe me misionin e Kishës Katolike?”, pyeti Don Vitaliano della Sala nga altari i kishës së tij.

Pas katër vitesh qetësi, larg nga manifestimet “No Global”, prifti avelinez i është kthyer kështu temave të aktualitetit. “Prej katër vitesh drejtoj besimtarët e kishës sime, që m’u besua pas një periudhe pezullimi”, tregon prifti që nuk heq dorë nga liria e tij e shprehjes. “Nuk më kanë dhënë ende zyrtarisht detyrën e priftit – tregon ai – Por kjo nuk më pengon të them atë që mendoj dhe të shpreh ndjenjën e besimtarëve të mi”.

Don Vitaliano dëshiron të theksojë devocionin e tij ndaj Papës: “Është teolog i shkëlqyer, i zgjuar dhe i ndershëm, por ajo që e rrethon është e turbullt”.

“Kam lexuar se dje Papa është takuar me pesë kardinalë. Nëse është qartësia ajo që kërkon, do kishte bërë mirë të takonte pesë priftërinj, ndoshta nga fshatra të vegjël ose nga lagje si Scampia në Napoli ose Zen në Palermo. Ata, si unë, janë termometri i konsideratës së besimtarëve, i amplifikuar edhe nga ky moment krize, ndaj krerëve të Kishës”, thotë Don della Sala.

Pasi ngjitet mbi altar, në momentin e shërbesës, u drejtohet besimtarëve duke u treguar një foto gjigande që promovonte “Ditën e Bamirësisë së Papës” dhe më pas tha: “Në vend që t’i japim paratë Vatikanit do t’ia japim sot personave në vështirësi të komunitetit tonë”.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Fundi i pushimeve, fluks dhe radhë automjetesh në aksin Peqin-Bradashesh-Elbasan! Policia Rrugore në terren

VIDEO/ Fundi i pushimeve, fluks dhe radhë automjetesh në aksin Peqin-Bradashesh-Elbasan! Policia Rrugore në terren