Prifti: S’kandidoj në zgjedhje, po
luftoj me një sëmundje agresive

Prifti: S’kandidoj në zgjedhje, po<br />luftoj me një sëmundje agresive
Dritan Prifti përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka sqaruar se përse nuk do të kandidojë në zgjedhjet e 18 qershorit.
 
Ish-ministri shprehet se do të ishte kënaqësi të kandidonte por sëmundja e gjakut me të cilën po lufton ja pamundëson këtë.

Ai ka komentuar edhe situatën politike në vend ku është shprehur se zgjedhjet pa opozitën do të dështojnë dhe do ripërsëriten.
  
“Përshëndetje miqtë e mi. E di që jeni kurioz të dini nëse unë do kandidoj në zgjedhjet e 18 qershorit. Nuk do kishte kënaqësi më të madhe për mua sesa të kisha mundësi të kandidoja dhe përfaqësoja përsëri ju në politikë.

Por nuk mundem fizikisht. Kam mbi një vit që luftoj me një sëmundje agresive dhe të vështirë gjaku. Kurimi vazhdon dhe pak muaj dhe nuk më jep mundësi të shkëputem për fushatë. Kam bindjen që do ta kaloj dhe këtë siklet shpejt.

Nuk dua të mërziteni. Këto zgjedhje nga mënyra si po bëhen, pa opozitën, do dështojnë dhe do ripërsëriten shpejt. Lutjuni Zotit nëse besoni që unë ta kaloj shpejt këtë sëmundje dhe të jemi bashkë në momentin më të parë.

Unë nuk do votoj në këto zgjedhje. Nuk mendoj se dhe ju keni motiv të votoni. Shqipëria ka ecur mbrapa drejt varfërimit dhe mungesës se demokracisë. Megjithatë askush nuk mendon për ju, nëse nuk mendoni për vete. Nëse do votoni, bëjeni për interesin tuaj dhe askujt tjetër. Ju përqafoj. Dritan Prifti”,
ka shkruar Prifti.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën