Prifti: Videoja origjinale
dëshmon, s'kam ndërhyrë

Prifti: Videoja origjinale<br />dëshmon, s'kam ndërhyrë
TIRANE- Ish ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti dëshmon sot në procesin gjyqësor ndaj ish-yv. KryeministritIlir Metës, për akuzën e korrupsionit të ngritur mbi bazën e videos së përgjuar nga vetë ai.

Prifti ka deklaruar para trupit gjykues se nuk ka ndërhyrë në video dhe se ajo është origjinale. “Çdo gjë që kam deklaruar më herët është e vërtetë. Unë nuk kam ndërhyrë në video dhe gjithçka që paraqitet atje është e qartë” ka theksuar Prifti, raporton ora news.

Në seancën e sotme, në Gjykatën e Lartë,  krahas dëshmisë së Priftit, e cila mban dhe peshën më të madhe, do të jepen edhe 3 dëshmi të tjera.

Seancën e kaluar gjykata hodhi poshtë kërkesën eprokurorisë për riekspertim të videos, nga ekspertë ndërkombëtarë. Ekspertët shqiptarë deklaruan se video përgjimi nuk ishte origjinale dhe se në audion e saj ka pasur ndërhyrje. Në ekpertizën e tyre tre ekspertët kanë shpjeguar se videoja Meta-Prifti nuk është regjistruar nga ora ashtu siç pretendohej nga akuza.

Prokurorët e kësaj cështjeje kanë hedhur poshtë versionit e servirur nga ekspertët shqiptare duke u shprehur se ata nuk e provonin akt-ekspertimin duke i kërkuar gjykatës ripërsëritjen e akt-ekspertimit nga të huaj.

Ish-zv.kryeministri Ilir Meta akuzohet për korrupsion në kohën kur ai kryente detyrën e zëvendës kryeministrit dhe ministrit të jashtëm, akuzë e ngritur në bazë të një video të regjistruar nga ish-ministri i ekonomisë Dritan Prifti më 1 mars 2010.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘TIMS’/ Miratohet vetëm raporti i mazhorancës, PS nuk e shpërndan për mediat! Ende nuk është gati

‘TIMS’/ Miratohet vetëm raporti i mazhorancës, PS nuk e shpërndan për mediat! Ende nuk është gati