Prilli i mallkuar për amerikanët
janë shënuar tragjedi me vdekje
Si për ironi të fatit, muaji prill ka shënuar tragjedi me vdekje masive në historinë moderne amerikane. Prilli ka shënuar frikë, gjakderdhje dhe ka marrë jetë të pafajshme duke tronditur opinionin publik.
SHBA - Muaji i katërt i vitit është muaji i mallkuar për amerikanët. Prilli, muaji i frikës, terrorit dhe gjakderdhjes. Vitet e fundit në SHBA prilli ka shënuar tragjedi, që ka njollosur historinë amerikane.
Episodi i fundit është ajo e dy ditëve më parë, e hënë 15 prill ku shpërthimet me bombë në maratonën më të famshme në botë vranë 3 persona dhe plagosën dhjetëra të tjerë.
17 prilli 2007 është dita e tragjedisë vdekjeprurëse përmes sulmit në shkolla, në historinë e SHBA-së moderne, ku në Universitetin e Virginia Tech një student vrau 32 persona dhe më pas veten e tij.
18 prill 1995 një tjetër ditë pranverë në Oklahama City, ku dy ekstremistë shperthyen një kamion-bombë përpara në një ndërtesë federale, duke vrarë 168 persona përfshirë edhe 19 fëmijë si dhe 680 të plagosur.
Një tjetër datë e përgjakshme e muajit prill në historinë amerikane. Më 20 prill 1999 dy persona për të festuar ditëlindjen e Adolf Hitlerit vranë në Columbinë High School 13 persona dhe plagosën 24 të tjerë.
Sinonime frike gjithë këto ngjarje, që kanë marrë jetë të pafajshme.
Ndërkohë në tragjedinë e fundit të Bostonit, FBI-ja dyshon se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga pajisje, që i ngjan një tenxhereje me presion, që ishin bartur me çanta shpine.
Gjithashtu presidenti amerikan Barack Obama ka sqaruar se shpërthimet po hetohen në pistën e një akti terrorist dhe pritet që të vizitojë Bostonin ditën e enjte.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4581
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45