Prilli nis me surpriza / Ja cilat janë shenjat më të favorizuara dhe cilat duhet të jetë më të vëmendshme sipas astrologut Jorgo Pulla në këtë javë

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte astrologu Jorgo Pulla, i cili bëri një renditje për javën e parë të muajit Prill për 12 shenjat e zodiakut, duke u fokusuar në pozicionimin planetar, pozicionin e Hënës momentalisht dhe ndikimin e kësaj të fundit në të gjitha shenjat. ”Hëna është sërish ajo që përcakton javën dhe renditjen” thekson Jorgo, por si paraqitet renditja sipas tij për këtë javë?

Në vendin e 12-të Ujori

Meqënëse Ujori duket se ka filluar një rrugëtim të ri në fushën e biznesit, do t’i duhet të lodhet pak më tepër në këtë javë, sepse është shumë e rëndësishme se çfarë duhet të arrijë. Mundësitë janë të mëdha, ndërsa në dashuri këtë javë duhet të tregoni pak kujdes dhe jo nxitime! Lidhjet e suksesshme janë me Dem dhe Peshore. Dita më e mirë për Ujorët është e premtja, ditë e cila do ju favorizojë shumë.  

Në vendin e 11-të Peshorja

Mundësi dhe rëndësi keni këtë javë edhe pse eklipsi do të ketë disa të papritura në fushën e biznesit, që do të thotë se gjërat që blihen, nuk kthehen pas. Prandaj kjo javë mund të jetë e mirë, por beso dhe vendos! Në dashuri duket se do t’ja arrini qëllimit tuaj dhe ajo që ju ndikon shumë pozitivisht në lidhjet është raporti me Dash dhe Akrep, ndërsa dita më e mirë është dita e enjte.

Në vendin 10-të Demi

Mundohuni në këtë javë të vini pikat mbi “i” sepse është një javë që kërkon kujdes, vëmendje. Në plane afatgjata mundohuni të jeni të vëmendshëm në firmosje dokumentash, sepse si kohë është e mirë dhe keni mundësi të mira në një të ardhme të afërt. Dashuria është në rrugë të mbarë dhe ka shanse të mëdha. Më shumë janë të favorizuar lidhjet nga e kaluara, pasi mund të keni bashkim nëse keni pasur shkëputje. Të favorizuara janë dhe lidhjet e reja. Dita më e mirë duket se është e dita mërkurë.

Në vendin e 9- të Peshqit

Ju të shenjës së Peshqëve ju hapen horizonte të reja në çdo fushë apo drejtim. Është momenti i mirë të përgatiteni nga kjo javë e në vazhdim sepse mund të lodheni, por kjo lodhje do ia vlejë për periudhën që do të vijë, pasi keni kohë të mirë në stabilizim të ekonomisë dhe karrierës. Në dashuri më të fituar do të jenë lidhjet me probleme, sidomos lidhjet që kanë të bëjnë me Dash, me Gaforre dhe Peshk duke zgjidhur një herë e mirë problemet më të kaluarën. Dita më e mirë është e hëna, e mërkura dhe e premtja.

Në vendin e 8-të Gaforrja

Duket se me Diellin në shenjën e Dashit formohet një gjashtëkëndësh me Plutonin që i jep ngjyrë jetës tuaj dhe durimit që keni dhe shumë mundësi do ju jepen tani e tutje, sidomos për javën. Jeni në kërkim të një pune të re dhe mundësi të reja në biznese të ndryshme. Në fushën e dashurisë erdhi momenti që të stabilizoni lidhjet tuaja apo njohjet që mund të keni, sidomos lidhjet që keni me Gaforre, Shigjetar apo dhe Virgjereshë të dhjetëditëshit të parë. Dita më e mirë është dita e premte.

Në vendin e 7-të Akrepi

Për ju të kesaj shenje është në të mirën tuaj të shikoni se çfarë doni të stabilizoni në jetën tuaj. Mendohuni mirë dhe qartë sepse kjo jave është e mirë për vendime e ndryshime. Në fushën ekonomike dhe në karrierë prisni ndryshime pune, pse jo është momenti i duhur në ndryshime që do të thotë pozitivitet, mundësi të reja. Keni të gjitha mundësitë për të nisur diçka të re! Në anën sentimentale nuk ka vend për t’u shqetësuar sepse i keni të gjitha mundësitë, madje dhe të pa lidhurit. Është koha dhe momenti të bëni një hap para në sferën sentimentale. Lidhjet më afatgjata duket se janë me Gaforre, Virgjereshë dhe Peshk. Dita më e mirë duket se është e Premtja.  

Në vendin e 6-të Binjakët

Ju të kësaj shenje edhe pse ndodheni në këtë renditje, është kohë në favorin tuaj dhe  është momenti të përllogarisni nga tani të ardhmen se çfarë doni të arrini, pasi e ardhmja ju jep shpresë dhe mundësi për të stabilizuar ekonominë tuaj dhe çështje të rëndësishme që mund të keni. Në dashuri keni favorizime, sepse lidhjet që mund të keni apo të njiheni me shenjat si Dash, Binjak, Ujor janë shumë të përshtatshme. Ditët më të mira janë dita e mërkurë dhe dita e enjte.

Në vendin e 5-të Dashi

Një javë e mirë dhe një mundësi e mirë për stabilizimin ekonomik dhe jo vetëm. Është koha dhe momenti të nisni diçka të re dhe pikërisht kjo periudhë është e juaja. Shfrytëzojeni në maksimum dhe do të keni mundësi të mira. Do të keni udhëtime pune, takime, firmosje dokumentacioni. Në fushën sentimentale është një moment i mirë për të palidhurit, pasi mund t’a zyrtarizojnë një lidhje që kanë më shumë se 8 muaj. Lidhjet më perfekte janë me Dem, Gaforre dhe Peshk.

Në vendin e 4-ërt Bricjapi

Bricjapi është me fat sepse çdo gjë që nis në fushën e biznesit, do të ketë jetëgjatësi në kohë dhe mund të firmosin shumë kontrata të rëndësishme. Në këtë javë mund të themi se jeni në kohën më të mirë për të arritur qëllimet tuaja në fushën e ekonomisë dhe në atë personale. Në fushën e dashurisë bëni pak kujdes dhe mos e thoni fjalën e fundit në fillim, sepse mund të keni probleme më vonë. Kjo javë do të ketë sukses për ata që kanë apo nisin lidhje të reja. S’ka shanse që të shkëputen sidomos lidhjet me Akrep, Peshk dhe Dem të dhjetëditëshit të parë.  

Në vendin e 3-të Virgjëresha

Në këtë javë ju të kësaj shenje do të merreni më shumë me punën aktuale dhe me disa çështje që kanë të bëjnë me të kaluarën dhe do të keni mundësinë për t’i zgjidhur. Do të keni mundësi për një kontratë afatgjatë që ka të bëjë me një biznes me jashtë dhe mund të keni dhe një ortakëri ku do të vendoset pikërisht në këtë javë. Është më e mira që në firmosje dokumentash të veproni ditën e mërkurë dhe të premte. Në dashuri keni një njohje që mund ta ktheni në lidhje serioze sepse është një moment ideal, shfrytëzojeni këtë javë se ka për t’ja vlejtur, sidomos lidhjet me Dash,  Luan apo me Ujor janë perfekte. Dita më e mirë është e premtja dhe e diela.

Në vendin e 2-të Shigjetari

Duket se shanse të mira ju vijnë, shfrytëzojeni këtë javë në mundësitë që do ju jepen. Me punën dhe ekonominë do bëni një investim që mund të zgjerojnë biznesin tuaj. Java do të jetë shumë e suksesshme, momenti është tani! Në çështjet shpirtërore nuk ju mungojnë shanset në një njohje, në një lidhje apo dhe një fejesë, mund t’a keni në këtë javë kaq të mirë. Lidhjet me Dem, Virgjereshë dhe Gaforre janë perfekte. Dita më e mirë është e hëna, e mërkura dhe e shtuna.

Në vendin e 1-rë Luani

Luanët, si shenjë zjarri në këtë javë do t’i japin përparësi punës, ekonomisë dhe  stabilizimeve familjare, si dhe një kontratë të rëndësishme pune afatgjatë. Një udhëtim apo një punë e re është mëse e mundur të vijë në këtë javë, pasi është shumë e mirë për gjithçka dëshironi. Në fushën e dashurisë duket se shkoni shumë me Ujorin, me Demin dhe me Gaforren e dhjetëditëshit të parë. Për ju, ditët më të mira janë e mërkurë, e premte dhe e shtunë.

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë