Primaret e Berishës/ 3 kandidatë të rinj i bashkohen garës së Rithemelimit në Bashkinë e Belshit, Hasit e Pogradecit

Primaret e Berishës/ 3 kandidatë të rinj i bashkohen garës së Rithemelimit në Bashkinë e Belshit, Hasit e Pogradecit

Tre kandidatët për primaret e Berishës

Bedri Qypi, Nazile Laçi dhe Oligert Muçllari janë 3 emrat e vetëkandiduar për bashkitë e Belshit, Hasit dhe Pogradecit për primaret e Berishës. Përfaqësuesit e Rithemelimit kanë dalë sot me deklarata para mediave duke u ofruar për primaret e Berishës.

Në prezantimin e tij për primaret, Bedri Qypi ka shpallur kandidaturën në primare për Bashkinë e Belshit.

“Përshëndetje të dashur bashkëqytetaret e mi të Dumresë.

Unë jam Bedri Qypi, lindur dhe rritur ne Dumre, i diplomuar ne Universitetin Aleksander Xhuvani për Ekonomi, dega Finance-kontabilitet.

Kam vendosur te marre pjese ne primaret qe Partia Demokratike po zhvillon, për Bashkinë Belsh, ne zgjedhjet vendore te 14 Majit.

Po futem ne garën tone te brendshme, sepse e ndjej përgjegjësi morale para gjithë demokrateve qe me kane mbështetur ne te gjitha betejat qe kam garuar dhe i kam fituar.

U kam borxh mbështetjen që më kanë dhënë gjithë këto vite.

Beteja ime është me pushtetin dhe korrupsionin e kësaj qeverie hajdute, e cila i ka lënë në harresë banorët e Dumresë.

Të rinjtë po detyrohen të braktisin fshatin e qytetin, familjet dhe kujtimet, për shkak të keqqeverisjes, e cila është në funksion vetëm të një grupi të vogël njerëzish.

Gjithashtu kjo qeveri e korruptuar ka lënë mbas dore sektorin e Bujqësisë, i cili për familjet tona është jetik, është sektori i vetëm me te cilin ushqejmë familjet tona.

Ta shporrim njëherë e mire dhe jam i bindur se me mbështetjen tuaj do ta fitojmë betejën qe ta rikthejmë bashkinë ne funksion te popullit te Dumresë.

Ne se bashku, ashtu siç kemi fituar çdo beteje te mëparshme, do t’ia dalim ta fitojmë bashkinë Belsh, qe ajo te jete bashkia juaj dhe ne dispozicionin tuaj.”- tha ai.

Në prezantimin e saj Nazlie Laçi ka shpallur kandidaturën e saj primare për Bashkinë e Hasit

“Të nderuar qytetarë, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike

Unë Nazlie Laçi, prezantoj kandidaturën time në Primare, për Bashkinë Has

Falë primareve në Partinë Demokratike, sot secili nga anëtarët dhe simpatizantët mund të shprehë lirisht vullnetin për të zgjedhur kandidatin që mendon që do ta përfaqësoj më mirë si Drejtues i Bashkisë nesër.

Kandidoj për herë të parë pas 20-vitesh kontribute në Partinë Demokratike, si Anëtare Kryesie, Sekretare e Degës, Anëtare e Këshillit Bashkiak, Kryetare e Grupit të Punës për Riorganizimin e Degës dhe sot si Anëtare e Këshillit Kombëtar të PD.

Si fillim dua te shpreh mirënjohje dhe respekt për anëtarët e Partisë Demokratike ndër vite dhe veçanërisht për qendrëstaret dhe aktivistët, për kontributin e tyre në Rithemelimin e Degës PD-Has.

Ndihem e nderuar dhe krenare që në ditët e vështira që kaloi Partia Demokratike, hodha hapin si Drejtuese e Grupit të Punës për Riorganizimin e Degës Has në momentet më delikate, duke ju gjendur afër demokratëve, afër qendrëstareve, këtyre njerëzve të besës e të punës.          

Në sajë të këtij bashkëpunimi të ngushtë arritëm që ta bashkojmë, forcojmë dhe rritim Partinë Demokratike në Has dhe sot është një Degë me Struktura të konsoliduara.

Sot kërkoj për herë të parë votën tuaj, besimin tuaj, e kërkoj me krenari për kontributin dhe besnikërinë që më ka shoqëruar gjatë gjithë këtyre viteve.

Sot ndihem shumë e shqetësuar për ditët që kalon populli hasjan, gjendja e vështirë e kësaj zone, e këtyre njerëzve shumë bujarë dhe shumë punëtorë që kanë larë botën me djersën e tyre në kërkim të një të ardhme më të mirë. 

E dhimbshme te flas ne ketë situate dhe të di qe me dëgjojnë njerëz me shpresën e varur te emigrimi, familjare qe bijtë i kane nisur rrugëve te botes. Kjo qeveri shuajti shpresën për një të ardhme dinjitoze në këtë vend.

Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë, ju bëj thirrje që të bashkohemi dhe të bëhemi vet Zot i fateve tona, duke ju garantuar se me mbështetjen tuaj do jem shumë e vendosur dhe e angazhuar për t’i shërbyer me përkushtim Hasit dhe Hasjanëve dhe të rikthejmë fitoren e munguar prej shume vitesh.

Faleminderit!”- tha ajo.

Në prezantimin e tij Oligert Muçllari prezanton kandidaturen ne primare per Bashkine e Pogradecit.

Të dashur qytetarë të Pogradecit, të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike.

Dua të ndaj me ju lajmin e kandidimit në PRIMARET e Partisë Demokratike. Është një privilegj, por edhe përgjegjësi e madhe që këtë vendim ta ndajmë së bashku dhe, sigurisht, po së bashku të ndajme garën dhe emocionet deri në fitoren e zgjedhjeve të 14 Majit.

Sakrificat e demokratëve, sakrificat tuaja këto 10 vite janë një motiv shumë i madh që ne, se bashku me qytetarët e Pogradecit të çojmë misionin tonë të fitores deri në fund.

Pogradeci nuk mund të mbetet akoma peng i një grupi të vogël klientelist pranë kryetarit të bashkisë. Ai meriton dinjitet dhe duhet të qeveriset me dinjitet.

Bashkia Pogradec nuk mund të jetë pronë vetëm e një grushti të vogël njerëzish, përkundrazi, duhet të kryejë me përgjegjshmëri detyrat dhe t’ju shërbeje qytetarëve në të katër anët e territorit.

Bashkia duhet t’i kthehet detyrës për të cilin është votuar, dhe jo të ketë si mision zhvatjen, korrupsionin, presionin dhe papërgjegjshmërinë.

Bizneset dhe qytetarët janë bërë më të varfër nga kjo bashki. Vetëm tre vitet e fundit taksat dhe tarifat janë trefishuar, dhe e gjithë kjo është në kurriz të biznesit dhe qytetarëve.

Rritja e varfërisë ka si shkak kryesor keqqeverisjen dhe abuzimin me lekët e qytetarëve, sepse të gjitha të ardhurat përqendrohen vetëm në një grup klientelist pranë kryetarit të bashkisë.

Keqqeverisja është në nivele maksimale, aq sa Bashkia Pogradec rrezikon falimentin dhe të merret nën administrim nga Ministria e Financave. E gjithë kjo situatë ka një përgjegjës: Kryetarin e Bashkisë Ilir Xhakolli.

Kjo situatë duhet të ndryshojë dhe do të ndryshojë.

Kam bindjen se qytetarët e Pogradecit presin modelin e kundërt të drejtuesit aktual.

Ne jemi në këtë mision pikërisht për të ofruar modelin e kundërt, jemi këtu për qytetarët e Pogradecit.

Të dashur anëtare dhe simpatizantë të Partisë Demokratike, të gjithë ne sëbashku do të jemi në mision për të çliruar bashkinë e uzurpuar pa zgjedhje në 2019, dhe do t’ia kthejmë atë qytetarëve të saj.

Ju falenderoj me mirënjohje’- tha ai.

Fituesi i primareve do të jetë kandidati i i Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë në garën e 14 majit. Pas dorëzimit të kandidaturave, pritet që të bëhet prezantimi i kandidaturave dhe data 4 dhjetor do të jetë ajo e mbajtjes së primareve në të gjitha bashkitë, përveç Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit, procesi në të cilat pritet të mbyllet brenda nëntorit.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Urime nga politike, Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Memorialit të Adem Jasharit

112-vjetori i Pavarësisë/ Urime nga politike, Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Memorialit të Adem Jasharit