Primaret e Berishës, kandidati për Tiranën flet për ndërhyrje 'me miq' në këmbim të votës: Po premtojnë vende pune në këmbim të votës

Primaret e Berishës, kandidati për Tiranën flet për ndërhyrje 'me miq' në këmbim të votës: Po premtojnë vende pune në këmbim të votës

Fatmir Merkoçi, kandidat për primaret e Sali Berishës

Nën ‘kujdesin’ e Sali Berishës, për të treguar një garë model në primaret e Tiranës, ku të 7 kandidatët rivalë Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti, Julian Deda, Gert Bogdani, Adriana Kalaja, Fatmir Merkoçi dhe Enkelejda Fejzo, në publik shfaqen sikur nuk po kandidojnë kundër njëri-tjetrit, në prapaskenë duket se po luhet një loje e pistë, me stërkëmbësha, e cila i ngjan politikës së vjetër të Berishës.

Njëri nga 7 kandidatët, pikërisht Fatmir Merkoçi, ka postuar dje një status në Facebook, përmes së cilit vërteton një skandal që po ndodh në garën brenda Partisë Demokratike. Në një kohë kur Berisha ka kërkuar që votimi për primaret e Tiranës të bëhet me detyrim, Fatmir Merkoçi ka denoncuar pazaret e ulëta që po bëhen për fitoren e një kandidati të caktuar për Bashkinë e Tiranës.

Sipas Merkoçit, 6 kandidatët e tjerë po dërgojnë njerëz tek anëtarësia e PD, duke premtuar vende pune në këmbim të votës. Merkoçi thotë se këta njerëz paraqiten me porosi, me shprehjen  “Është miku i filanit”.

“Votën T’uaj e kërkoj drejtpërdrejt, jo duke ju dërguar sms në cel, as duke ju dërguar njerëz për votën me shprehjen se ‘kështu është orjentimi i qëndrës’, as se ‘është miku i filanit’, as me premtime për vende pune”, shkruan Merkoçi.

Postimi i plotë i Merkoçit

Të nderuar anëtar të P.D.

Në këto primare, kam hyrë me propozimin e antarve të PD Dega 9. Nuk jam as banor e as struktur e kësaj dege Vlersova rrespektin dhe vlersimin e demokratve

Do vazhdoj garën sipa parimit të primareve, Gjatë prezantimit në degët e Tiranës. Kam shpalosur vetëm vlerat, kontributet e mija pasi, në garë brënda Partisë ky është parimi bazë i të djathtës konservatore.

Nuk bëj garë me parimet e së majtës. Ndaj votën T’uaj e kërkoj drejtpërdrejt, jo duke ju dërguar sms në cel, as duke ju dërguar njerëz për votën me shprehjen se. Kështu është orjentimi i qëndrës, as se është miku i filanit , as me premtime për vënde pune.

Unë besoj tek e djathta konservatore, ndaj mbi bazën e këtyre parimeve, ju them. Më jepni votën, t’jua kthej në firore

Unë nuk kam çmim, nuk shitem e blihem. Nuk shkem mbi parimet e mbi mundin, djersën, sakrificën e demokratve.

Mua më njihni në sheshe, protesta mes jush kam qënë e me ju po Aty do jem.

Nëse besoni e domi të djathtën, unë jam në fushë. Votoni sipas vullnetit T’uaj

Vetëm nesër, mos u bëni pishman për votën e hedhur nga dora juaj

Faleminderit

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir: 27/11/2022 21:04

    Ky qënka analfabet! Gjysmat e fjaleve permbajne gabime ortografike. Nuk paska as njohurite fillestare te drejtshrimit!!!! Kështu i duhen Saliut. PËR PARÀ PD!

    Përgjigju
  • Liku: 27/11/2022 17:26

    Doli dhe ky shoferi kamjonit me shkolle te marre me para.

    Përgjigju
    • Aferdita: 27/11/2022 19:40

      E keni gabim zoteri. Mos beni pis njerezit dikunder jeni mesuar. Nese nuk ju pelqen colido qofte mos e votoni Kjo eshte demokracia

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Universiteti i Kalifornisë anulon ceremoninë e diplomimit, shkak protestat e studentëve kundër luftës në Gaza

Universiteti i Kalifornisë anulon ceremoninë e diplomimit, shkak protestat e studentëve kundër luftës në Gaza