Një 23-vjeçare kandidon në primaret e Rithemelimit për Bashkinë e Beratit. Kejdi Spahiu prezantoi ditën e sotme kanidaturën, ndërsa futjen e saj në këtë garë e konsidieron si një përpjekje për të ndryshuar gjendjen në të cilën ndodhet Berati.
“Quhem Kejdi Spahiu 23 vjeçe dhe kandidoj për primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Beratit. Si e re shqiptare ndjej dhimbje kur e shikoj vendin tim në këtë gjendje. Ndryshimi duhet filluar diku, nga vetja apo nga qyteti yt. Vendimin për t’u futur në primare e konsideroj si pjesë të përpjekje për të ndryshuar gjendjen ku vendi ynë ndodhet. Mendoj se ka ardhur koha jo vetëm e përgjigjeve boshe, por e veprave. Prandaj vendosa të marr përsipër këtë detyrë dhe me fjalën detyrë nënkuptoj atë ndaj qytetarëve beratas”, tha ajo.
Spahiu thotë se Berati përballet me problematika të shumta, ku ndër më kryesoret është largimi i të rinjve, por edhe arsimi, gjendja e vështirë ekonomike, mungesa e mjekëve. Ndalur tek turizmi, 23-vjeçarja tha se në Berat e vetmja pikë turistike, ndërsa pjesët e tjera të qytetit janë lënë në harresë. Prandaj, Spahiu i bëri thirrje qytetarëve që ta votojnë dhe të punojnë së bashku për qytetin e Beratit.
"I dimë plagët e Beratit: papunësia, largimi drejt kryeqyteti e sidomos vendeve të huaja dhe lufta e përditshme për të siguruar të nesërmen për veten dhe familjen. Problematikat në qytetin e Beratit janë të shumta duke filluar nga arsimi që është baza e zhvillimit, duke e vazhduar me lagje si Vakëfi apo 28 nëntori të cilat i përkasin një Berati të lenë 100 vite mbrapa dhe rrugët në gjendje të mjerueshme. Shëndetësia është një tjetër shqetësim i madh: mungesa e mjekëve detyron çdo qytetar të drejtohet në spitalet private.
Dhe më kryesori, për një qytet si berati, është turizmi. E vetmja gjë e kohës sonë është Pedonalja ndërsa 100 metra më larg kalon në mesjetë. Me shpresën te fitorja dhe besimin në Zot, sot ndjej të nevojshme të kërkoj mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Beratit të ecim përpara së bashku, dhe duke bashkuar forcat ne do të jemi të pathyeshëm", vijoi ajo.
Spahiu do të ketë përballë në këtë garë, kandidatin e Partisë së Lirisë, Lefter Maliqin.
E nderuara Kejdi Spahiu garon në primare me Zazan Gurin dhe doktorin e njohur në Berat,dhjetoristin e grevës së urisë, Dr. Zija Ismaili. Aktualisht në bashkinë Berat kemi kryetar ish zëvendësministrin e Ramës që u kap me plagjiaturë dhe i gjati e dëboi dhe na e bëri peshqesh neve në Berat. Ky eshtë informim ndërsa ç'keni shkruar ju është dezinformim. Zoti ju ndriçoftë mendjet
Përgjigju