Shtyhet procesi i votimit në Primaret që po zhvillohen në degën e Partisë Demokratike, dega Fier për shkak të numrit të lartë të anëtarëve që ende nuk kanë arritur të votojnë.

Pjesëmarrja në këtë proces është shoqëruar gjatë gjithë ditës me masivitet i cili nuk ka patur trend në rënie për asnjë moment.

Orari zyrtar i mbylljes së primareve është ora 18:00, megjithatë në Fier do të vijojë dhe për pak kohë më shumë.

Ndërkohë, në degën e Patosit, Roskovecit dhe Mallakastrës procesi i votimit është mbyllur ne orën 18:00.


Lajmi kryesor:

Mbyllen Primaret/ PD s’publikon numrin e anëtarëve që votojnë në rang vendi! Besnikët e Berishës në lista, deri në orën 16:00 votuan mbi 41 mijë anëtarë (Kandidatët)