Primaret në PD, një tjetër tërheqje nga gara! Largohet Indrit Hoxha, anëtari i Kryesisë dhe sekretar i Diasporës: Koha për një angazhim të ri!

Primaret në PD, një tjetër tërheqje nga gara! Largohet Indrit Hoxha, anëtari i Kryesisë dhe sekretar i Diasporës: Koha për një angazhim të ri!

Indrit Hoxha, anëtar i kryesisë së PD dhe Sekretar për Diasporën

Indrit Hoxha, anëtar i kryesisë së PD dhe Sekretar për Diasporën

Primaret e PD-së duket se kanë shkaktuar kaos brenda strukturave dhe largime të shumta, përveç pakënaqësive.

Një tjetër demokrat e ka lënë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas deputetit të Shkodrës, Helidon Bushati, edhe anëtari i kryesisë së PD dhe Sekretar i PD për Emigracionin dhe Diasporën, Indrit Hoxha, ka njoftuar se për shkak të një angazhimi të ri, do të tërhiqet nga gara.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Hoxha shkruan se mbështet çdo përpjekje që çon PD drejt fitores.

Postimi i Indrit Hoxhës në Facebook:

“Të nderuar anëtarë, mbështetës dhe demokratë të palëkundur,

Pas një reflektimi të thellë dhe me përgjegjësinë më të madhe ndaj jush dhe ndaj misionit tonë të përbashkët, kam vendosur që të mos jem pjesë e garës në primaret për kandidatët për deputet. Ky nuk është një tërheqje, por një angazhim i ri për të forcuar Partinë Demokratike dhe për të mbështetur çdo përpjekje që na çon drejt fitores.

Sot, më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të vërtetë. Pas viteve të një keqqeverisjeje të lodhshme dhe të korruptuar, është koha për një rotacion politik që do t’u rikthejë shqiptarëve shpresën dhe besimin tek institucionet. Ky ndryshim nuk do të vijë vetë – ai kërkon sakrificë, përkushtim dhe angazhim nga çdo demokrat dhe çdo qytetar që e do këtë vend.

Nuk ka më vend për qëndrime pasive. Është detyra jonë që me vullnet dhe vendosmëri të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të sjellë ndryshimin. Çdo përpjekje, çdo angazhim, çdo sakrificë është një hap drejt një Shqipërie të lirë nga korrupsioni dhe padrejtësitë.

Unë mbetem i përkushtuar, krah jush, në këtë rrugëtim. Ftoj çdo demokrat të ngrihet, të angazhohet dhe të japë kontributin e tij për triumfin e Partisë Demokratike dhe për një të ardhme më të ndritur për vendin tonë.

Koha për ndryshim është tani. Rotacioni politik nuk është thjesht një mundësi – është një domosdoshmëri për Shqipërinë. Përpara për fitoren e Partisë Demokratike! Përpara për të ardhmen e Shqipërisë!”.

Postimi i Indrit Hoxhës në Facebook


Lajmi kryesor:

Primaret në PD, deputeti Helidon Bushati heq dorë nga gara: Është koha për reflektim, akt përgjegjësie politike dhe morale! Ikën edhe Indrit Hoxha, anëtari i Kryesisë


A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 1 Prill, 10:16

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?



×

Lajmi i fundit

LIVE-Kryeministri Rama në eventin ‘Hangart’, prezantohet nisja e edicionit të katërt të Javëve Kulturore Ndërkombëtare

LIVE-Kryeministri Rama në eventin ‘Hangart’, prezantohet nisja e edicionit të katërt të Javëve Kulturore Ndërkombëtare