Primaret në SHBA, Donald Trump
zyrtarisht kandidat për President

Primaret në SHBA, Donald Trump<br />zyrtarisht kandidat për President
Kandidati Donald Trump është zgjedhur zyrtarisht përfaqësues i Partisë Republikane në garën për Shtëpinë e Bardhë. Ashtu sikurse të gjithë prisnin, konventa partiake e republikanëve duhej thjesht që të formalizonte nominimin e Trump, në kushtet kur të gjithë rivalët e tij u tërhoqën nga zgjedhjet partiake. “

Eshtë një nder i madh të nominohem si kandidat republikan për President. Do të punoj shumë dhe nuk do t’iu zhgënjej. Ky do të jetë një lidership, i cili mbi të gjitha do t’i vendosë qytetarët amerikanë në plan të parë. Le t’a bëjmë Amerikan sërish të madhe” u shpreh manjati përmes një lidhjeje direkte me votuesit.

Rrugëtimi politik i Trump nisi 13 muaj më parë dhe, gjatë kësaj periudhe, biznesmeni miliarder arriti të mundë 16 rivalë.

Djali i tij më i madh Donald Junior u shpreh se është djali i një njeriu të madh duke i siguruar mbështetjen e plotë. Mesa duket e gjithë familja është në krah të miliarderit, pas fjalës së gruas së tij tashmë radhën e kanë edhe fëmijët.

Kandidati do të përballet më 8 nëntor me kandidaten e pritshme demokrate Hillary Clinton e cila reagoi në Twitter duke thënë se, “Donald Trump sapo është bërë i emëruari i Partisë Republikane. Ndihmoni që ai kurrë të mos hyjë në Shtëpinë e Bardhë”.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët