Primaret e Berishës/ Këshilltarët bashkiakë të PD në garë për deputetë! Në qarkun e Tiranës, figura të ricikluara, pak risi

Thuajse i gjithë ekipi i Këshilltarëve Bashkiakë të PD-së në Tiranë synon të jetë në listën e kandidatëve për deputetë. 

5 prej tyre, nga rreth 8 këshilltarë të Sali Berishës në Këshillin Bashkiak të Tiranës janë pjesë e listës zyrtare të garës së primareve. 

Mjeku Ilir Alimehmeti, i cili ishte pjesë edhe e primareve për zgjedhjet vendore në 2023, por kandidat zyrtar i Berishës për kryebashkiak u shpall Belind Këlliçi, do të jetë në garën e brendshme për kandidat për deputet. Gjithashtu në primare janë futur edhe këshilltarët e PD Ilda Zhulali, Dorian Teliti, Alba Kepi dhe Jonathan Pano. Ata janë në mesin e 89 emrave në listën e prezantuar nga PD për primaret në qarkun e Tiranës.

Pjesa më e madhe e listës janë figura të njohura në PD dhe jo risi, aktiv në angazhim apo pasivë gjatë viteve të fundit, si Edith Harxhi, Aleksandër Biberaj, Mimoza Hajdarmataj etj, por edhe disa deputetë aktualë si Asllan Dogjani në hetim nga SPAK, Dhurata Çupi, Oriela Nebijaj apo Jorida Tabaku. 

Të vetmet risi në këtë listë janë disa emra si ai i anëtarit të departamentit Brain Gain Andi Mustafaj apo Daniel Nikolla i ardhur si propozim nga diaspora. 
 

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Sllovakia nuk njeh Kosovën, Presidenti Pellegrini nga Tirana: Vendimi ynë bazohet në rregullat e diplomacisë! S’ka lidhje me Shqipërinë

Sllovakia nuk njeh Kosovën, Presidenti Pellegrini nga Tirana: Vendimi ynë bazohet në rregullat e diplomacisë! S’ka lidhje me Shqipërinë