Në parkun Olimpik 'Mbretëresha Elizabetë' në Londër u zhvillua ceremonia përmbyllëse e inagurimit të ‘Invictus Games’ për të gjithë ushtarakët e dëmtuar. Shfaqja ishte mjaft e veçantë me performanca kërcimi motivuese.
Publiku u nderua nga prezenca e këngëtares së famshme angleze Ellie Goulding, këngëtari Kanadez Bryan Adams, James Blunt etj. të cilët impresionuan këdo me performancat e tyre muzikore. Gjatë ceremonisë Princ Harry, i cili ka qenë pjesë e organizimit të Lojrave, lexoi një mesazh nga gjyshja e tij Mbretëresha Elizabeta II.
“Suksesi i këtyre lojrave nuk matet nga medaljet e fituara por nga përtëritja e qëllimeve dhe konfidencës në aftësitë që ju keni rifituar”, citoi ai Mbretëreshën Elizabetë. Më shumë se 400 ushtarakë femra dhe meshkujt konkurruan në fushë gjatë eventit inagurues të Invictus Games.
Më herët zonja e dytë e Amerikës, Dr. Jill Biden shprehu dëshirën e saj që këto lojra të mbahen dhe në Amerikë. E pyetur rreth kësaj ajo tha se shpresonte që ky aktivitet të realizohet sa më parë dhe në Amerikë.
Fjala 'Invictus' do të thotë 'i papushtueshëm' dhe mishëron shpirtin luftarak të ushtarakëve të plagosur, të lënduar dhe të sëmurë me gjithçka që këta burra dhe gra këmbëngulës mund të arrijnë dhe pas dëmtimeve të tilla të rënda.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com