Gjatë turit të tij në Amerikë, Princ Harry ka pasur një axhendë mjaft të pasur, me aktivitete të ndryshme dhe evente bamirësie.

Ditën e djeshme ai është argëtuar, duke marë pjesë në lojën e famshme të Polos, e cila zhvillohet mbi kuaj.

princ harry

Aty kanë qenë të pranishëm shumë emra të famshëm, përfshirë dizajnuesit Jason Wu dhe Valentino, gjithashtu dhe modelja Karolina Kurkova.

princ harry

Kjo e fundit nuk ka kursyer një puthje për princin në fund të ndeshjes, meqënëse ai ka dalë fitues.

princ harry

Sigurisht që paparacëve nuk i ka humbur një rast i tillë për të shkrepur disa foto.

Princi, i cili është i përfolur për marëdhënien e tij të mirë me femrat është parë në krah të dy vajzave të pranishme në klubin e Polos, të drejtuar nga Peter Brandt, në ndihmë të fëmijëve të varfër.

princ harry

Ai ka prezantuar një koleksion me vepra të veçanta, përfshirë dhe bustin e gruas Stefanie Seymour, të shfaqur nudo.

princ harry
(Busti i modeles Stefanie Seymour)

(b.t/shqiptarja.com)