Gjatë një eventi të realizuar për shëndetin mendor, ai, i shoqëruar nga Duka dhe dukesha e Kembrixhit, shprehu se ndihet keq që iu desh kaq kohë për të folur hapur.
"Vërtetë pendohem që nuk kam folur për këtë" tha ai për BBC. "Nuk ka gjë të keqe të vuash, por njëkohësisht duhet edhe të flasësh. Nuk është dobësi. Dobësi është të kesh një problem dhe mos ta trajtosh, ose mos ta zgjidhësh".
Pas këtyre fjalëve, shumë nga të pranishmit filluan të tregonin historitë e vëshira që kishin kaluar ndër vite. Princi e mbylli fjalimin e tij duke thënë: "Shumë njerëz mendojnë se nëse ke një punë, të ardhura, familje dhe një shtëpi, i ke të gjitha, por shëndeti mendor dhe qetësia shpirtërore janë mbi të gjitha”.