Princi i Kurorës, Leka II, gjatë një interviste është shprehur se ai mendon se zgjidhja më e mirë për Shqipërinë dhe Kosovën do të jetë bashkimi nën një monarki shqiptare. Kështu shkruan portali britanik ‘Royal Center’. Princi i Kurorës thekson se detyra e familjes mbretërore ka qenë që të heqë barrierat mes shqiptarëve dhe të promovojë bashkimin e grupeve shqiptare në Ballkan.

Princi i Kurorës u shpreh se një “Shqipëri e Madhe”, e drejtuar si një monarki kushtetuese, do të ofronte stabilitet më të madh politik se sistemi aktual politik. Princi përdor Britaninë e Madhe dhe të tjera mbretëri europiane, si shembuj të asaj që Shqipëria mund të arrijë në të ardhmen.

( Princ Leka II duke mbajtur Stemën Mbretërore të Armëve Shqiptare )

Ndërsa lidhur me pyetjen nëse do të dëshironte të bëhej mbret i Shqipërisë dhe Kosovës së bashkuar, ai përgjigjet:

Familja mbretërore do të respektojë gjithmonë vullnetin e popullit. Të jesh princ apo mbret është një jetë. Të jesh në gjendje t’i shërbesh vendit tënd nuk e shoh si një punë, por si nderin më të madh.

Princi i Kurorës, Leka II

Princi Leka ka qenë zyrtar në Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë dhe në të kaluarën ka shërbyer si këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Presidencën Shqiptare.