Princ Leka: Rama përfaqësues 
i të gjithë shqiptarëve, na nderoi

Princ Leka: Rama përfaqësues <br />i të gjithë shqiptarëve, na nderoi
TIRANE- Princ Leka Zogu e cilësoi qëndrimin e kryeministrit Rama në Beograd si përfaqësim i denjtë për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Pas përfundimit të konferencës për shtyp në Beograd ndërmjet kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe ati serb Vuçiç, Leka Zogu i II theksoi se kreu i qeverisë shqiptare kishte mbajtur një qëndrim pro shqiptar përballë homologut të tij serb.

Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetin social “facebook”, pasardhësi i dinastisë mbretërore theksoi se: “Po ndjek me shumë vëmendje vizitën e kryeministrit të Shqipërisë z.Edi Rama në Beograd, duke përfaqësuar denjësisht të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen”.

Në vijim të qëndrimit të tij Leka Zogu i II theksoi se mbështet vijimin e dialogut që Kosova të njihet si shtet i pavarur edhe nga ana e Serbisë. Duke vijuar në këtë mënyrë mbështetje e tij mbi qëndrimin që mbajti kreu i qeverisë Shqiptare në Beograd ku theksoi se Kosova është një shtet i pavarur dhe kjo gjë është e pakthyeshme. “E mbështes dialogun rajonal, veçanërisht për njohjen dhe pavarësinë e Kosovës”,- theksoi Zogu në deklaratën e tij lidhur me vizitën e kryeministrit Rama në Serbi.

Ky qëndrim i përfaqësuesve të monarkisë erdhi në një kohë kur marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë njohën një hap përpara, pavarësisht qëndrimeve të kundërta që u mbajtën dje në Beograd, sërish takimi i dy kryeministrave në Serbi pas 68 vitesh shënon një progres.

Simbolika
Qëndrimi i pasardhësit direkt të Ahmet Zogut mbi vizitën e kryeministrit Rama në Serbi është një domethënie shumë e madhe për bashkëpunimin politik në vend por edhe rajonal. Duke qenë se Leka Zogu i II është pasardhës direkt i Ahmet Zogut i cili u bë mbret i shqiptarëve duke ardhur nga Serbia vë në dukje se qëndrimi i përfaqësuesve të monarkisë ka qëndruar. Konkretisht Leka Zogu i II doli dje në qëndrimin se kreu i qeverisë ka përfaqësuar denjësisht të gjithë shqiptarët me qëndrimin e tij, duke e ngritur në piedestal vizitën e kryeministrit shqiptar në Beograd.

Krahas kësaj, qëndrimi i tij duket se del kundër linjës së partive opozitare. Duke qenë se partia kryesore që mbështet monarkinë është PLL, e cila është pjesë e koalicionit opozitar, ajo ka dalë kundër qëndrimit të demokratëve të cilët kanë theksuar se vizita e Ramës në Serbi ishte një fyerje për shqiptarët pasi në pritjen që iu bë në aeroportin e Beogradit, mungonte flamuri shqiptar.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 11 Nëntor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Komisioni hetimor për koncesionet e shëndetësisë, Vokshi kërkon zëvendësimin e Plarent Ndrecës: Rrëmbyen komisionin, bëjmë kallëzim penal

Komisioni hetimor për koncesionet e shëndetësisë, Vokshi kërkon zëvendësimin e Plarent Ndrecës: Rrëmbyen komisionin, bëjmë kallëzim penal