LONDER - Princi Harry, ka mbërritur në Afganistan, në një mision 4 mujor, raporton Ministria e Mbrojtjes Britanike. 27 vjeçari, u kualifikua si pilot i helikopterit Apache në shkurt të këtij viti, pas 18 muajsh trajnimi në Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të jetë pjesë e misioneve kundër talebanëve.
Kjo është hera e dytë që princi Harry shkon me mision në Afganistan, pasi gjatë vitit 2007-08 ai kaloi 10 javë në provincën e Helmand, por misioni i tij u ndërpre pasi vendndodhja i tij sekrete u zbulua.
Një nga kapitenët mbretërorë, u shpreh se Harry do të jetë në një mision të vështirë, ndaj ai kërkoi suportin e nevojshëm nga publiku dhe tha se është e rëndësishme që të lejohet të bëjë punën e tij pranë trupave ushtarake në Afganistan.
Princi Harry është pjestari i parë i familjes mbretërore i cili shkon sërish në mision lufte, që prej kohës së xhaxhait të tij, Princit Andrew i cili luftoi në luftën e Falklands, Argjentinë.
(ed.ka/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com