Princi Charles do të jetë trashëgimtari i ardhshëm i Komonuelthit

Princi Charles do të jetë trashëgimtari i ardhshëm i Komonuelthit

Princi i Uellsit do të jetë udhëheqësi i radhës i Komonuelthit, njoftuan liderët e tij. Mbretëresha Elizabeth ka thënë se është "dëshirë e saj e sinqertë" që princi Charles ta pasojë atë "një ditë".

Roli nuk është i trashëguar dhe nuk do të kalonte automatikisht te Princi i Uellsit pas vdekjes së Mbretëreshës.

Udhëheqësit e Komonuelthit e kanë diskutuar çështjen në një takim me dyer të mbyllura në kështjellën Windsor.

Komonuelthi është një organizatë ndërqeveritare e 53 shteteve anëtare që janë kryesisht territore të ish-Perandorisë Britanike.

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, dhe kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, kanë dhënë më herët mbështetjen e tyre për princin Charles.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë