Princi Harry dhe babai i tij Charles, mbreti i ardhshëm i Britanisë kanë 8 muaj pa u takuar, 'mezi flasin' në telefonata të tensionuara

Princi Harry dhe babai i tij Charles, mbreti i ardhshëm i Britanisë kanë 8 muaj pa u takuar, 'mezi flasin' në telefonata të tensionuara

Charles dhe Harry

Princi Charles dhe Harry "mezi kanë folur" prej disa muajsh, pasi marrëdhëniet arritën "në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave" pas grindjeve të përsëritura të Dukës së Sussex-it në familjen mbretërore.

Trashëgimtari i fronit ka mbetur 'thellësisht i tronditur dhe i lënduar' pas intervistës së Harry dhe Meghan me Oprah dhe deklaratave të përsëritura pas largimit të tyre nga detyrat publike.

Mediat britanike shkruajnë se Princi Charles ka 'mbajtur një heshtje dinjitoze' sepse ai ka frikë se një ndarje publike mund të ndikojë në mbretërimin e tij.

Marrëdhënia e Harrit me babanë e tij u përkeqësua pas intervistës me Oprah Winfrey në mars. Duka tha se babai i tij e kishte ndërprerë atë financiarisht kur ai dhe Meghan njoftuan planet për t'u transferuar në Amerikë dhe kishte 'shumë lëndime'.

Babai dhe djali folën për herë të fundit personalisht në funeralin e Dukës së Edinburgut tetë muaj më parë, dhe që atëherë kanë shkëmbyer vetëm disa telefonata 'të tensionuara'.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Vdes edhe një i burgosur politik në Bjellorusi

Vdes edhe një i burgosur politik në Bjellorusi