Si çdo vit në Klubin e lojtarëve të Polos, u mbajt ndeshja e kampionatit ndërkombëtarë ku u përballën Anglia dhe Argjentina. Në ceremoninë e mbajtur në Fushën e Mbretëreshës morën pjesë shumë njërëz të famshët të botës së modës dhe artit, ndërsa hapjen e ceremonisë e bëri Princi i Anglisë Charles i cili me hyrjen në fushë shënjoi dhe nisjen e lojës, nën duartrokitjet e të gjithë të pranishmëve.
Loja u fitua nga Argjentina me rezultatin 13-8 dhe kupa e kurorëzimit të kampionëve u dorëzua nga vetë princi Charles. Pavarsisht humbjes Anglia luajti mjaft mirë dhe tregoi se përse katër lojtarët e përzgjedhur në skuadrën e tyre ishin elita e lojtarëve të polos, megjithatë Argjentina ishte më e fortë dhe mbajti të njëjtin ritëm gjatë gjithë lojës, me bashkëpunimin e ndërsjelltë të lojtarëve me famë botërore Adolfo Cambiaso dhe Facundo Pieres.
Pavarsisht humbjes shumica e personazheve VIP dhe pjesmarrësve të tjerë që ndiqnin eventin vazhduan të shijonin banketin e organizuar pas ndeshjet dhe një prej lojatrëve, Gemma Arterton u shpreh se ishte një lojë e bukur dhe sidomos prej faktit se kishte një diell ndriçues dhe të ngrohtë pasditje, gjë që është mjaft e rrallë për motin Anglez.
Ndërsa aktori eddie Redmayne i cili ishte i shoqëruar nga e fejuara e tij, tha se loja e polos ishte diçka për të cilën ai nuk dinte shumë, por nmegjithatë i dukej shumë interesante dhe admironte aftësitë e lojtarëve për mënyrën e të luajturit, duke kalëruar dhe duke ndjekur një top aq të vogël.
Princi Charles ishte ftuar t’i dorëzonte trofeun kapitenit krenar të Argjentinës, Facundo Pieres, i cili mori gjithashtu dhe çmimin si lojtari më i mirë.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com