Princi i Arabisë Saudite: Jemi shumë afër marrëveshjes me Izraelin

Princi i Arabisë Saudite: Jemi shumë afër marrëveshjes me Izraelin

Izraeli dhe Arabia Saudite thuhet se janë shumë pranë një marrëveshjeje, pavarësisht përplasjeve, tha Princi i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman në një intervistë për Fox News. Një marrëveshje mes dy fuqive do të nënkuptonte një ndryshim të madh rajonal.

Bin Salman kundërshtoi raportet se procesi historik për vendosjen e marrëdhënieve midis dy shteteve ka ngecur për shkak të kundërshtimit izraelit për të bërë lëshime përballë palestinezëve, duke thënë se "negociatat e mira" janë duke vazhduar.

"Ne shpresojmë se do të arrijë një situatë që do të lehtësojë jetën e palestinezëve dhe do ta bëjë Izraelin si një lojtar në Lindjen e Mesme. Çdo ditë ne afrohemi më shumë",  tha ai gjatë një interviste për Fox News.

Ai ka këmbëngulur që çdo marrëveshje për të vendosur lidhje me Izraelin të përfshijë një komponent që avancon përpjekjet për krijimin e një shteti palestinez, koncesione që Izraeli deri më tani i ka refuzuar pa masë ndërsa qeveria izraelite e ekstremit të djathtë vazhdon të zgjerojë kolonitë hebraike në Bregun Perëndimor të okupuar, raporton agjencia e lajmeve Anadolu.

Përveç dosjes palestineze, Arabia Saudite thuhet se po kërkon koncesion shtesë nga Washington-i si pjesë e çdo marrëveshjeje të mundshme, duke përfshirë një pakt sigurie me SHBA-në, shitjen e armëve të avancuara dhe ndihmën në zhvillimin e një programi bërthamor civil.

Izraeli dhe Arabia Saudite janë rivalë rajonalë të Iranit dhe bin Salman tha se nëse Teherani arrin të ketë armë bërthamore, "edhe ne duhet ta kemi një të tillë".

Raportimet kanë sugjeruar se bin Salman po kërkon të shmangë angazhimet ligjore amerikane, të cilat vendosin kufizime të rrepta për bashkëpunimin bërthamor për të siguruar që kjo bëhet vetëm për qëllime paqësore.

Ligjet parashohin që një bashkëpunim i tillë t'u përmbahet kritereve të mospërhapjes për të lidhur ligjërisht partnerët për përdorimin paqësor bërthamor, duke përfshirë ndalimet e pasurimit dhe ripërpunimit të materialit bërthamor pa pëlqimin e SHBA-së dhe respektimin e masave mbrojtëse të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

Izraeli mbetet shteti i vetëm në Lindjen e Mesme i armatosur bërthamor, por në mënyrë të përsëritur ka refuzuar ta konfirmojë faktin publikisht si pjesë e një politike të paqartësisë strategjike.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja