'Princi' i Ndrangheta'-s, biznes në Tiranë me anëtarin shqiptar të bandës, Henrik Baçi

'Princi' i Ndrangheta'-s, biznes në Tiranë me anëtarin shqiptar të bandës, Henrik Baçi

Pamje nga operacioni

Antonio Gallo, i njohur me nofkën "Princi" në Ndrangheta rezulton se prej 3 vitesh ka një biznes në Shqipëri. Ortaku i tij është Henrik Baçi, 40 vjeç, i cili i në listën e 47 të hetuarve nga antimafia italiane dhe në Itali rezulton me 'arrest shtëpie'.

Sipas një dokumenti të siguruar nga Report Tv Baçi ka një biznes në Shqipëri si ortak me sipërmarrësi kalabrez Antonio Gallo i njohur me nofkën “Princi” në grupet e 'Ndrangheta's', një person që kishte lidhje shumë të ngushta me drejtuesit më të mëdhenj të organizatës. 

Biznesi ndodhej një një prej zonave më të preferuara të Kryeqytetit, në ish-Bllok, biznes i cili vijon edhe sot iaktivitetin.

Report Tv ka mësuar se aksionet Henrik Baçit ia ka dhuruar Saverio Brutto, politikan në zonën e Kalabrisë,  duke e bërë shqiptarin bashkëpronar të 50% të kuotave të një biznesi në itali. 

Biznesi konsiston në import-eksport, tregtim me shumice dhe pakicë i veshjeve dhe tekstileve te ndryshme, pune profesionale etj. Gjithashtu shiten veshje pune, veshje për dukshmëri të lartë, për rezistent ndaj zjarrit, veshje mjekësore dhe të ndihmës së shpejte, te papërshkueshëm nga uji zjarri, veshje hotelesh etj.

Policia italiane ka zhvilluar dje një megaoperacion dhe ka vënë në pranga një grup shumë të madh personash si të përfshirë në grupin mafioz italian "Ndrangheta". Mediat italiane kanë raportuar se janë ekzekutuar 50 masa ndalimi me akuzën për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milionë eurove

Dokumenti i siguruar nga Report Tv


Lajmi kryesor:

Megaoperacioni në Itali, kush janë 2 shqiptarët e përfshirë në hetimet për grupin mafioz, njëra është grua! 'Princi' i Ndrangheta'-s, biznes në Tiranë! Urdhër arresti edhe për ortakun shqiptar


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:11
6 operacionet e antimafias që zbuluan investimet e 'Ngdrangheta' në Itali dhe Shqipëri


Të tjera detaje mësohen nga megaoperacioni i antimafias italiane në Katanzaro, që rezultoi me ndalimin e 50 personave, nga të cilër dy shqiptarë.

Në dosjen e siguruar nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, autoritetet italiane flasin për 7 operacione që kanë zhvilluar.

Bëhet fjalë për operacione të koduara 'Trigarium', 'Johnny', 'Stige', 'Aemilia', 'Kytirion' dhe 'Malapantia'.

Pjesë nga dosja voluminoze e siguruar nga Report Tv
K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër