Përralla magjepsëse “Princi i vogël” shënon premierën në teatrin “Eksperimental”. Nga sot e nesër në orën 10.30, vogëlushët mund të rrugëtojnë me rrëfimin Antoine de Saint Exupéry të propozuar nga Rafael Hoxha.
Dy "Maçokët kushërinj", njëri nga fshati tjetri nga qyteti, shkëmbejnë përvojat e tyre jetësore. Fabula e Ezopit jetësohet sot e nesër në orën 11.00 në teatrin "Metropol" në Tiranë me regji të Joana Omerajt.
Teatri i Kukullave vendos në skenë përrallën "Rosaku i shëmtuar" të Andersen me regji të Paolo Comentale, sot e nesër në orën 10.30 e 11.30 në sallën "Tonin Harapi" të Liceut Artistik në Tiranë.
Dy personazhet e dashur për fëmijë “Tom & Jerry” vijnë këtë fundjavë në orën 10.30 dhe 11.30 në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës me interpretim të Aleksandër Kondit dhe Jaho Gumas.
Sot dhe nesër në orën 19.00 në teatrin “Zonja e Bujtinës” mbahet monokomedia “Njeriu i pyllit” me regjisorin e aktorin Naun Shundi.
Premiera "Biznesmeni" me dramaturg Viktor Zhustin e regji të Gëzim Kames shfaqet sot në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar me një kast të përzgjedhur aktorësh.
Komedia “Një shtrat plot me të huaj” vijon sot e nesër në orën 19.00 në teatrin “Aleksandër Moisiu”, me regji nga Adelina Muça dhe një kast të përzgjedhur aktorësh.
Vijon sot e nesër në orën 19.00 deri të dielën në Teatrin Eksperimental komedia “1 milion euro për dashni” me autor Giuseppe Della Misercordia, regji të Xhemi Demit e protagonistë Neritan Liçajn dhe Ketjona Pecnikajn.