Princi jordanez, Ali bin Al Hussein
kandidon për presidencën e FIFA-s

Princi jordanez, Ali bin Al Hussein<br />kandidon për presidencën e FIFA-s
Princi jordanez, Ali Bin Al Hussein, zëvendëspresident i FIFA-s dhe përfaqësues i Azisë njoftoi sot qëllimin e tij për të paraqitur kandidaturën për presidencën e federatës përballë presidentit në ikje, zviceranit, Joseph Blatter dhe francezit, Jerome Champagne.

"Do të kandidoj për presidencën e FIFA-s sepse ka ardhur koha të dalim nga polemikat e brendshme për t'iu rikthyer sportit", deklaroi princi në rrjetin social "Tëitter".
"Ky nuk ka qenë një vendim i lehtë. Ky vendim ka ardhur si fryt i një reflektimi të gjatë dhe diskutimeve të shumta me kolegët e respektuar brenda FIFA-s këto muajt e fundit", theksoi ai.

"Futbolli botëror meriton një qeverisje të klasit botëror. FIFA duhet të jetë një organizatë shërbimi dhe një model etik", theksoi ai.
Zgjedhja e presidentit të FIFA-s do të zhvillohen në Kongresit zgjedhor të Zyrihut më 29 maj 2015.


Marrë nga ATSH

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'