Dukesha e Kembrixhit është shtatzanë dhe pret në tjetër bebe mbretërore, që do të jetë pasardhësi i katërt në rradhë për fronin mbretëror të Britanisë së Madhe. Lajmin e vërtetojnë zyrtarë nga Pallati Kensington të cilët thonë se Mbretëresha dhe pjestarët e tjerë të familjes janë të lumturuar nga ky lajm.
Ata lajmëruan gjithashtu se Kate po vuan njësoj si me Princin George, me problemet e shtatzanisë gjatë mëngjeseve, por është nën kontrollin dhe kujdesin e mjekëve më të mirë. Lajmërimi për fëmijën e dytë të çiftit mbretëror vjen dy muaj pas ditëlindjes së parë të Princit George.
Ashtu is herën e parë Princi William dhe Dukesha e Kembrixhit lajmëruan shtatzaninë e dytë pas kalimit të 12 javëve të para të shtatzanisë. Shtatzania e parë e dukeshës u pranua vetëm pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital pas vuajtjeve nga ajo që quhet Hyperemesis Gravidarum dhe prek 3,5 femra ndër 1000 shtatzani, çka mund të shkaktojë dehidratim të grave shtatzanë.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com