Princi William zemërthyer i kushton tribute Princ Filipit, gjyshit të tij 'të jashtëzakonshëm'! Kate dhe unë do të vazhdojmë punën tënde!

Princi William zemërthyer i kushton tribute Princ Filipit, gjyshit të tij 'të jashtëzakonshëm'! Kate dhe unë do të vazhdojmë punën tënde!

I trishtuar për vdekjen e gjyshit të tij, Princi William ka shpërndarë një mesazh pas vdekjes së Dukës së Edinburgut, ku shprehet se atij do t’i mungojë shumë. Homazhi prekës është shpërndarë në faqet zyrtare të mediave sociale të Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit, së bashku me një foto të Princit Philip me Princ George.

"Ndihem me fat që jo vetëm kisha shembullin e tij për të më drejtuar, por edhe praninë e tij në ditët më të mira dhe më të vështira të jetës time. Do të jem gjithmonë mirënjohës për faktin që gruaja ime kishte kaq shumë vite për ta njohur gjyshin tim dhe për mirësinë që ai i tregoi asaj. Nuk do t’i marr kurrë të mirëqena kujtimet e veçanta që fëmijët e mi do të kenë nga stërgjyshi i tyre , i cili vinte t’i merrte në karrocën e tij dhe duke u ushqyer atyre ndjenjën e aventurës  si edhe sensin e tij të humorit! Gjyshi im ishte një njeri i jashtëzakonshëm dhe pjesë e një brezi të jashtëzakonshëm. Catherine dhe unë do të vazhdojmë të bëjmë atë që ai do të dëshironte dhe do të mbështesim Mbretëreshën në vitet në vazhdim. Do të më marrë malli për Gjyshin tim”, tha William.

Princi Philip humbi jetën në 9 Prill dhe që atëherë flamujt në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar janë ulur në gjysmë shtizë. Ceremonia e varrimit të princit do të mbahet të shtunën në 0rën 15:00, ndërkohë që në nder të tij do të mbahet një ceremoni në një Saint George Chapel, me shumë pak persona për shkak të pandemisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Donald Trump në gjyqin e parë penal ndaj një ish Presidenti

Donald Trump në gjyqin e parë penal ndaj një ish Presidenti