Prindërit nxjerrin në shitje në eBay
për 5 mijë euro foshnjen e tyre 

Prindërit nxjerrin në shitje në eBay<br />për 5 mijë euro foshnjen e tyre 
Një foshnje 40 ditëshe është nxjerrë në shitje nga prindërit e saj, në eBay, duke vendosur çmimin 5 mijë euro për të.

Foshnja me emrin Maria, është nxjerrë në shitje nga një famije refugjatësh që jeton në Duisburg të Gjermanisë.

Ata kanë publikuar në eBay, vogëlushen më flokë të zeza, në foto të ndryshme.

Ndjekës të shumtë të kësaj faqje janë alarmuar dhe pas 30 minutash qëndrimi në faqen për shitje, fotoja e foshnjes është fshirë.

Policia ka marrë menjehërë masat e duhura duke i kaluar fëmijën shërbimve sociale, ndërsa prindërit janë marrë në pyetje. Hetimet janë ende në zhvillim e sipër, dyshimi është se bëhet fjalë për trafikantë të qenieve njerëzore.

Ebay është treguar e gatshme për të bashkëpunuar me policinë duke i kaluar të gjitha informacionet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e çështjes.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur