Ditën e sotme, policia e Korçës arrestoi Devis Hotin, si autor të dyshuar të vrasjes së 48-vjeçarit Flamur Duci, për këtë akuzë e hedhin poshtë prindërit e 18-vjeçarit. Ata kanë deklaruar se djali i tyre ka qenë në banesë dhe nuk e ka kryer krimin. Babai i 18-vjeçarit është shprehur se me viktimën janë kushërinj, si dhe ka mohuar, që djali i tij të ketë kryer krimin.
"Djali ka qenë në shtëpi në orën 6 të mëngjesit, ka qene këtu, viktimën e kisha kushuri djalë hallo, kemi patur marrëdhënie normale,nuk kishim konflikte me ata, le ta gjeje policia vete pse është arrestuar edhe ne na morën deklaratën por në shtëpi" tha babai i të dyshuarit të arrestuar.
"Le ta gjej policia pse e ka arrestuar. Asnjë konflikt nuk kishim me ta. Dje e kemi patur në shtëpi, nuk ka dal fare." tha mamaja e 18-vjeçarit.
Ndërkohë të afërmit e Flamur Ducit janë shprehur se ai nuk kishte konflikte me askënd.
"Jam dhëndër në familjen e viktimës. Ka qenë djalë i mirë. Nga ky djalë janë ndihmuar këto komshinj. Nuk e njoh autorin. Ai ka patur konflikte me krushqit. Të mos kalojmë në vetëgjyqësi. Djali nuk kishte ndonjë problem. nuk e themi dot se kush është autori." tha një i pranishëm në familjen e viktimës.
"Viktima është vëllai im, se kam vëlla, por e kam vëllain më të dashur. Është vrasje makabër. Mua më duket vrasje me pagesë. Edhe në 97 këtu nuk është bërë vrasje. Nuk e njohim autorin nuk e di." tha një banor.
Lajmi kryesor:
EMRI/ Vrau me thikë dhe dogji pronarin e një lokali në Korçë, arrestohet 18-vjeçari! Prindërit mohojnë akuzat: Djali nuk doli nga shtëpia
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
57.4%
-
Jo
38.9%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 12585
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numri i popullsisë në qarkun e Korçës në rënie! Vdekjet më të larta se lindjet, shkak emigrimi! Sociologu: Të rinjtë janë të pasigurt për vendin e punës
22 Shkurt, 17:12
-
Tentoi të nxirrte nga pika kufitare e Qafë Thanës 23 mijë euro pa i deklaruar, nis hetimi për polakun
22 Shkurt, 15:25
-
Kolonjë/ Aksident në dalje të urës së Selenicës, makina del nga rruga dhe përplaset me barrierat anësore! Lëndohet çifti i bashkëshortëve, drejtuesi i mjetit transportohet me helikopter te Trauma
21 Shkurt, 07:35
-
Korçë/ Po transportonin mallra kontrabandë nga Greqia, 2 të arrestuar, nën hetim 4 punonjës të doganës Kapshticë
20 Shkurt, 14:42
-
Korçë/ Dritson Kurti rrezikon 25 vite burg, komuniteti rom në protestë: Ne martohemi që në djep! 13-vjeçarja me lot në sy: Lirojeni, jemi pa bukë
20 Shkurt, 12:48
-
Aksident i rëndë gjatë natës në fshatin Symiz të Maliqit, automjeti përplas për vdekje një këmbësor, policia arreston drejtuesin 37-vjeçar (VIDEO)
20 Shkurt, 07:11
-
Korçë, fëmijët gjejnë kallash në zonën e stadiumit, ishte mbështjellë me qese
19 Shkurt, 17:49
-
Në kërkim për trafik droge e pjesëmarrje në grup kriminal, pranga 43-vjeçarit në Pogradec! Pritet ekstradimi drejt Italisë
16 Shkurt, 14:51
-
Korçë/ Kanosi me thikë bashkëshorten dhe djalin e tyre të mitur, vihet në pranga 57-vjeçari
15 Shkurt, 16:15
-
Pogradec/ Kërcënuan dhe dhunuan policin jashtë shërbimit, arrestohen dy vëllezërit
14 Shkurt, 15:37
-
Shqipëri-Azerbajxhan, në 2025 nis projekti pilot për gazifikimin e qytetit të Korçës, Filo: Ngrohje me kosto të ulët për qytetarët
14 Shkurt, 13:50
-
Vdekja e 12-vjeçarit Leo Sadiku, Prokuroria e Korçës shpall moskompetencë, ngjarja ndodhi në QSUT, dosja i kalon prokurorisë së Tiranës
13 Shkurt, 16:54