EMRI/ Vrau me thikë dhe dogji pronarin e një lokali në Korçë, arrestohet 18-vjeçari! Prindërit mohojnë akuzat: Djali nuk doli nga shtëpia

KORÇË- Një 18-vjeçar është vënë në prangat e policisë, për shkak se akuzohet për vrasjen e 45-vjeçarit , Flamur Duci në Korçë, një ditë më parë. I arrestuari është Denis Hoti, 18 vjeç, banues në fshatin Mborje, i dënuar më parë për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje".

Viktima u gjet mëngjesin e së enjtes pranë lokalit të tij i vrarë me thikë dhe sende të forta, ku në trup kishte edhe plagë të shkaktuara nga djegia. Burime për Report Tv bëjnë me dije se viktima dhe autori kanë qenë komshinj me njëri tjetrin.

18-vjeçari Devis Hoti ka qenë një person i njohur për policinë e Korçës pasi ka qenë dhe më parë i dënuar për plagosje të rëndë me dashje. Sipas hetimeve, dyshohet se vrasja e 48-vjeçarit Duci, ka ardhur pas një sherri për motive të dobëta.

Autori i dyshuar i vrasjes Devis Hoti

Flamur Duci, 45 vjeç, i divocuar dhe baba i dy vajzave është gjetur pranë lokalit të tij diten e enjte ku dyshohet se është vrarë nga dy persona që i kanë zënë pritë në afërsi të lokalit rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm.

Atij i janë gjetur plagë në trup të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet prerë, ndërsa ka edhe djegie. 45-vjeçari njihej si njeri i rregullt dhe joproblematik.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:21
Prindërit e 18-vjeçarit në Korçë mohojnë vrasjen, babai: Viktimën e kam djalë halle, djali nuk doli nga shtëpia (VIDEO)

Ditën e sotme, policia e Korçës arrestoi Devis Hotin, si autor të dyshuar të vrasjes së 48-vjeçarit Flamur Duci, për këtë akuzë e hedhin poshtë prindërit e 18-vjeçarit. Ata kanë deklaruar se djali i tyre ka qenë në banesë dhe nuk e ka kryer krimin. Babai i 18-vjeçarit është shprehur se me viktimën janë kushërinj, si dhe ka mohuar, që djali i tij të ketë kryer krimin.

"Djali ka qenë në shtëpi në orën 6 të mëngjesit, ka qene këtu, viktimën e kisha kushuri djalë hallo, kemi patur marrëdhënie normale,nuk kishim konflikte me ata, le ta gjeje policia vete pse është arrestuar edhe ne na morën deklaratën por në shtëpi" tha babai i të dyshuarit të arrestuar.

"Le ta gjej policia pse e ka arrestuar.  Asnjë konflikt nuk kishim me ta. Dje e kemi patur në shtëpi, nuk ka dal fare."  tha mamaja e 18-vjeçarit.

Ndërkohë të afërmit e Flamur Ducit janë shprehur se ai nuk kishte konflikte me askënd.

"Jam dhëndër në familjen e viktimës. Ka qenë djalë i mirë. Nga ky djalë janë ndihmuar këto komshinj. Nuk e njoh autorin. Ai ka patur konflikte me krushqit. Të mos kalojmë në vetëgjyqësi. Djali nuk kishte ndonjë problem. nuk e themi dot se kush është autori." tha një i pranishëm në familjen e viktimës.

"Viktima është vëllai im, se kam vëlla, por e kam vëllain më të dashur. Është vrasje makabër. Mua më duket vrasje me pagesë. Edhe në 97 këtu nuk është bërë vrasje. Nuk e njohim autorin nuk e di." tha një banor.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kavajsi Rondele-punuari: 20/12/2019 09:17

    18 vjec ? Kriminel i lindur, mbylleni brenda shtazën dhe nxireni gjysh pak para se të ”shkojë te gështenjat”

    Përgjigju
    • syrja: 20/12/2019 13:12

      kush vret nuk ka faj po faj i mbetet.. ste vret njeri kot or joo

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord