Prindërit në Greqi ia lënë në besim
daja përdhunon mbesën 13 vjeçe

Prindërit në Greqi ia lënë në besim<br />daja përdhunon mbesën 13 vjeçe
ELBASAN - Daja kryen marrëdhënie seksuale me mbesën e tij vetëm 13 vjeçe, arrestohet disa ditë pas ngjarjes. Policia e Elbasanit ka bërë të ditur se Eno Eshi, 35 vjeç nga fshati Bujqëz, vetëm 5 kilometra larg Elbasanit akuzohet se në datën 21 shtator ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij 13-vjeçëare me inicialet K. Ll.

Prindërit e vajzës 13-vjeçare jetojnë në Greqi në qytetin e Selanikut dhe ditën që ka ndodhur ngjarja janë nisur për në Shqipëri. Vajzën e tyre 13-vjeçare prindërit e kishin lënë me vëllain e gruas ose ndryshe me dajën e gocës, dhe në orët e vona të po asaj natë, daja ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij.

Më pas prindërit, pasi janë informuar nga vajza, të traumatizuar janë nisur menjëherë në drejtim të Greqisë, ndërsa, i ati ka bërë një kallëzim në polici dhe është nisur një ditë pasi ka ndodhur akti i turpshëm i përdhunimit.

Policia e Elbasanit bën me dije se, pas hetimeve të shpejta, është bërë e mundur kapja e personit në kërkim, Eni Eshi i cili akuzohet për veprën penale “marrëdhënie seksuale me të mitur, me persona në gjini”.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e mungesës së jodit në organizëm, zbuloni produktet ku gjendet

Pasojat e mungesës së jodit në organizëm, zbuloni produktet ku gjendet