Prindërit të alarmuar për vaksinën/Mjekja: Vaksina e fruthit nuk shkakton autizëm, mosvaksinimi është rrezik për fëmijët

Me ardhjen e shatorit, fillon dhe regjistrimi në cerdhe, kopshte e shkolla të fëmijëve. Por për tu regjistruar, prindërit duhet të paraqesin dhe kartele e vaksinave të fëmijes, apo vërtetimin e vaksinave, pasi në të kundërt nuk do të kenë mundësi që të regjistrojnë fëmijën e tyre.

Kjo situatë vjen pasi një numër i madh prindërish refuzojnë të vaksinojnë fëmijet, ku problemi më i madh haset tek vaksina e fruthit. Prindërit janë të friksuar se është pikërisht kjo vaksinë që shkakton autizmin tek fëmijët.

 Por sipas mjekes konsultore, Amarilda Alushaj, vaksina e fruthit nuk shkakton autizmin. Megjithatë mjekja sqaron për Report TV, se prej kësaj frike, është ulur numri i prindërve që vaksinojnë fëmijët e tyre në moshën 1 vjecare.

 “Është ulur, megjithatë kjo ka zgjatur në kohë është një periudhë e gjatë që prindërit i tremben vaksinës së fruthit dhe hezitojnë ta kryejnë vaksinën e fruthit. Ideja që nuk duhet bërë vaksina e moshës 1-vjecare sepse e para fare frika më e madhe është sepse shkakton autizmin, që në fakt nuk është aspak e vërtet, një pjesë shumë e mirë vijnë vaksinohen dhe nuk kanë pasur asnje efekt si autizmi psh nga vaksina. Efekte të tjera mund të ketë, ndonjë temperaturë të vogël, ndonjë shenjë që mund të japi vaksina efekt anësor, por autizmi jo”-u shpreh mjekja

Prindërit nga informacionet që marrin si nga rrjetet sociale ashtu dhe nga miqtë apo të afërmit e tyre, hezitojnë që të dërgojnë fëmijet për tu vaksinuar, pavarësisht rreziqeve që ky veprim sjell si për vet fëmijen ashtu dhe për komunitetin.

 “E para është vet sëmundja e fruthit, përvec tij dhe komplikacionet e mëtejshme që jep mos vaksinimi nga fruthi, dhe sëmudja vet shkakton efekte anësore goxha. Përben rrezik për veten, përben rrezik për të afërmit, për komunitetin, për fëmijët e tjerë nw cerdhe në kopësht. Patjetër që është shumë e rrezikshme,  sidomos komplikacionet që jep vet sëmundja e fruthit”-tha mjekja Amarilda Alushaj

Në fillimi të vitit u evidentuan disa raste me fruth si tek fëmijët ashtu dhe tek të rritur, të cilët nuk ishin vaksinuar. Situata tashmë është normalizuar,por mjekët bëjnë thirrje që fëmijët të vaksinohen.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë