Prishi qetësinë publike dhe kanosi me thikë pronarin e lokalit, arrestohet algjeriani në 'ish Bllok'

Prishi qetësinë publike dhe kanosi me thikë pronarin e lokalit, arrestohet algjeriani në 'ish Bllok'

Foto ilustruese

TIRANË- Policia ka arrestuar një emigrant algjerian, pasi prishi qetësinë publike dhe kërcënoi me thikë pronarin e një lokali në rrugën "Ibrahim Rugova".

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (15 shtator), ku 22 vjeçari algjerian me iniciale T. T. në lokalin me pronësi të S. H., ka prishur qetësinë publike dhe më pas ka kanosur me mjet prerës pronarin e lokalit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë