Prishja e marrëdhënieve me Iranin, Britania e Madhe mbështet Shqipërinë! Ministri i Jashtëm: Mbështesim partnerin tonë

Prishja e marrëdhënieve me Iranin, Britania e Madhe mbështet Shqipërinë! Ministri i Jashtëm: Mbështesim partnerin tonë

Londer

Britania e Madhe dënon Iranin sulmin të pamatur kibernetik kundër Shqipërisë. Përmjes një deklarate ‘Foreign Office’ thotë se Irani është përgjegjës për sulmin ndaj Shqipëri. Sekretari i Jashtëm James Cleverly tha se Mbretëria e Bashkuar mbështet Shqipërinë, aleatin e NATO-s.

“Britania e Madhe ka dënuar shtetin iranian për një sulm kibernetik kundër qeverisë së Shqipërisë që shkatërroi të dhënat dhe ndërpreu shërbimet thelbësore të qeverisë. Mbretëria e Bashkuar ka dënuar sot (e mërkurë 7 shtator) shtetin iranian për një sulm kibernetik kundër qeverisë së Shqipërisë që shkatërroi të dhënat dhe ndërpreu shërbimet thelbësore të qeverisë, duke përfshirë pagesën e shërbimeve, prenotimin e takimeve mjekësore dhe regjistrimin e nxënësve. Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike (NCSC) vlerëson se aktorët kibernetikë të lidhur me shtetin iranian janë pothuajse me siguri përgjegjës për serinë e sulmeve kibernetike kundër infrastrukturës së qeverisë shqiptare nga 15 korriku, të cilat shkaktuan ndikim të rëndësishëm në shërbimet publike online dhe faqet e tjera të internetit të qeverisë. Uebsajtet e Kuvendit të Shqipërisë dhe të Kryeministrisë, si dhe ‘e-Albania’, një portal që shqiptarët përdorin për të aksesuar një sërë shërbimesh publike, u sulmuan dhe u mbyllën. Sulmuesit zbuluan gjithashtu të dhëna të qeverisë shqiptare, duke përfshirë detaje të emaileve nga Kryeministri dhe Ministria e Punëve të Jashtme. Sekretari i Jashtëm James Cleverly tha: Veprimet e pamatura të Iranit treguan një shpërfillje të hapur për popullin shqiptar, duke kufizuar ashpër aftësinë e tij për të aksesuar shërbimet publike thelbësore. Mbretëria e Bashkuar po mbështet partnerin tonë të vlefshëm dhe aleatin e NATO-s. Ne i bashkohemi Shqipërisë dhe aleatëve të tjerë në ekspozimin e veprimeve të papranueshme të Iranit”, thuhet në deklaratë.

Edhe ambasada e Britanisë në vendin tonë dënon sulmin kibernetik të. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasada thekson se qëndron krah aleatëve të NATO-s, ndërsa thekson se Mbretëria e Bashkuar mbështet interesat e qytetarëve shqiptarë.

“Dënojmë sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të Iranit kundër Shqipërisë. Ne qëndrojmë me aleatët dhe partnerët tanë të NATO-s. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të punojë me Qeverinë shqiptare, në mbështetje të interesave të qytetarëve shqiptarë.”


Lajmi kryesor:

Qëndruan pas sulmeve kibernetike të Shqipërisë, SHBA-Britani e Madhe: Pranë aleatit tonë, Teherani përgjegjës! Ambasadorja Kim: Edhe ne veprime ndaj Iranit


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë