Qëndruan pas sulmeve kibernetike të Shqipërisë, SHBA-Britani e Madhe: Pranë aleatit tonë, Teherani përgjegjës! Ambasadorja Kim: Edhe ne veprime ndaj Iranit

TIRANË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar ashpër sulmin kibernetik që Irani i ka bërë Shqipërisë në 15 korrik, duke theksuar se ato duhet të mbajë përgjegjësi. Shtëpia e Bardhë paralajmëron se do të ndërmarrë veprime të mëtejshme për ta mbajtur Iranin përgjegjës për aktet që kërcënojnë sigurinë, teksa kanë mbështetur vendimin e qeverisë shqiptare për të prishur marrëdhëniet diplomatike. Në reagimin e tyre zyrtar, SHBA thotë se sulmi kibernetik paraqet rrezik të lartë dhe mund të çojë në përshkallëzim dhe konflikt.

"Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm sulmin kibernetik të Iranit kundër aleatit tonë të NATO-s, Shqipërisë. Ne  i bashkohemi thirrjes së kryeministrit Rama që Irani të mbajë përgjegjësi për këtë incident të paprecedentë kibernetik. Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin veprime të mëtejshme për ta mbajtur Iranin përgjegjës për veprimet që kërcënojnë sigurinë e një aleati të SHBA-së dhe që krijojnë një precedent shqetësues për hapësirën kibernetike.

(…) Sjellja e Iranit shpërfill normat e sjelljes së përgjegjshme të shtetit në kohë paqeje në hapësirën kibernetike, e cila përfshin një normë për të përmbajtur nga dëmtimi i infrastrukturës kritike që ofron shërbime për publikun. Shqipëria i sheh rrjetet qeveritare të prekura si infrastrukturë kritike. Aktiviteti keqdashës kibernetik nga një shtet që dëmton qëllimisht infrastrukturën kritike ose në ndonjë mënyrë tjetër dëmton përdorimin dhe funksionimin e saj për të ofruar shërbime për publikun, mund të ketë efekte kaskaduese vendase, rajonale dhe globale; paraqesin një rrezik të lartë të dëmtimit të popullatës; dhe mund të çojë në përshkallëzim dhe konflikt”, thuhet në reagim.

SHBA-ja bën me dije se kanë punuar prej javësh në terren së bashku me partnerët shqiptar për të arritur deri në gjurmët e autorëve të sulmit kibernetik dhe si rezultat arritën të dilnin në përfundimin se pas sulmit, fshihej Irani.

“Për javë të tëra, qeveria amerikane ka qenë në terren duke punuar së bashku me partnerët e sektorit privat për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për të zbutur, rikuperuar dhe hetuar sulmin kibernetik të 15 korrikut që shkatërroi të dhënat e qeverisë dhe ndërpreu shërbimet qeveritare për publikun. Ne kemi arritur në përfundimin se Qeveria e Iranit kreu këtë sulm kibernetik të pamatur dhe të papërgjegjshëm dhe se ajo është përgjegjëse për operacionet e mëvonshme të hakerave dhe rrjedhjeve”, vijon reagimin.

Në fund, sqarojnë se do të vijojnë të mbështesin Shqipërinë deri në korrigjin afatgjatë të pasojave të sulmit.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e Shqipërisë për korrigjimin afatgjatë dhe ftojmë partnerët dhe aleatët të bashkohen me ne për të mbajtur përgjegjës aktorët kibernetikë keqdashës dhe për të ndërtuar një të ardhme dixhitale të sigurt dhe elastike", përfundon njoftimi.

Edhe Britania e Madhe është renditur në krah të Shqipërisë në këtë vendim të rëndësishëm. Përmjes një deklarate ‘Foreign Office’ thotë se Irani është përgjegjës për sulmin ndaj Shqipëri. Sekretari i Jashtëm James Cleverly tha se Mbretëria e Bashkuar mbështet Shqipërinë, aleatin e NATO-s.

Kujtojmë se Departamenti Amerikan i Shtetit gjithashtu po financon forcimin e sigurisë kibernetike kundrejt agresorëve iranianë, rusë dhe kinezë. Në strategjinë e selisë diplomatike amerikane në Tiranë, të miratuar në prill të këtij viti, ndër të tjera identifikohet Irani si një shtet që kërcënon sigurinë kibernetike të vendit tonë. Në dokument thuhet se ShBA-te po marrin akte konkrete kundër dezinformimit rus, kinez dhe iranian në hapësirën virtuale të Shqipërisë.

Ndërkohë, reagime ka pasur edhe shtetet e tjera mike të Shqipërisë, si Maqedonia e Veriut apo Izraeli që kanë dënuar sulmin e Iranit, teksa e kanë konsideruar vendimin e qeverisë Rama si të duhurin. Një reagim ka ardhur edhe nga Këshilli i Ambasadorëve të Shqipërisë të cilët e përshëndetën këtë vendim si dhe këshilloi qeverinë të marrin masa për forcimin e kapaciteteve të sulmeve të këtij lloji. 

Shqipëria shkëputi sot (7 shtator) marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Kryeministri Edi Rama bëri me dije se ka prova të pakundërshtueshme se Irani ka financuar sulmin kibernetikteksa iu është dhënë urdhër ambasadorit dhe të gjithë stafit të ambasadës iraniane të largohen nga Shqipëria brenda 24 orëve. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:05
Kongresi Amerikano-Hebre mbështet Shqipërinë: Ky aktivitet  ekspozon synimet keqdashëse të regjimit iranian

1662579126_page.jpg

Kongresi Hebre Amerikan i ka qëndruar në krah të Republikës së Shqipërisë në dritën e sulmit kibernetik të sponsorizuar nga shteti i Iranit kundër infrastrukturës kritike në kombin evropian

‘Kongresi Hebre Amerikan qëndron në krah të Republikës së Shqipërisë në dritën e sulmit kibernetik të sponsorizuar nga shteti i Iranit kundër infrastrukturës kritike në kombin evropian. Ne lavdërojmë Qeverinë e Shqipërisë, një aleate e SHBA-së dhe vend anëtar i NATO-s, për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike dhe bëjmë thirrje që regjimi brutal i Teheranit të mbajë përgjegjësi nga komuniteti ndërkombëtar.

Hetimi i Shqipërisë për sulmin kibernetik të korrikut u krye në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë amerikane dhe institucionet partnere, duke arritur në përfundimin se Qeveria e Iranit qëndronte pas përpjekjes për të aksesuar dhe shkatërruar të dhëna të rëndësishme dhe për të prishur shërbimet qeveritare. Sipas njoftimit të kryeministrit shqiptar Edi Rama, në sulmin agresiv kibernetik u përfshinë disa aspekte të paligjshme, duke përfshirë një grup famëkeq kibernetik-terrorist që më parë ishte pjesë e sulmeve kundër Izraelit, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe vendeve të tjera të Lindjes së Mesme. dhe Evropës.

Ky aktivitet i fundit ekspozon edhe një herë pamaturinë dhe synimet keqdashëse të regjimit iranian. Ndërsa komuniteti ndërkombëtar ka mbajtur prej kohësh besimin se mund ta shtyjë Teheranin të veprojë si një komb i përgjegjshëm, Irani vazhdon të veprojë si një shtet mashtrues që kërcënon paqen dhe stabilitetin në rajonin e tij të afërt dhe më gjerë. Është e qartë më shumë se kurrë se duhen bërë përpjekje të bashkërenduara ndërkombëtare për të mbretëruar në nxitjen e frikës, provokimet destabilizuese dhe mbështetjen e terrorizmit të Iranit, duke përfshirë hapësirën kibernetike.

Kongresi Hebre Amerikan është një zë i pavarur që lufton për të drejtat, interesat dhe vlerat e hebrenjve.

I themeluar në vitin 1918 nga udhëheqës hebrenj amerikanë si rabini Stephen S. Ëise, Albert Einstein, Golda Meir dhe Justice Louis Brandeis, Kongresi Hebre Amerikan ndihmon në formimin e zërit hebre të së nesërmes duke mbrojtur interesat hebrenj brenda dhe jashtë vendit përmes avokimit të politikave publike, legjislacionit. , dhe gjykatat. ‘- thuhet në njoftim.

Ora 20:26
Prishja e marrëdhënieve me Iranin, Britania e Madhe mbështet Shqipërinë! Ministri i Jashtëm: Mbështesim partnerin tonë

Britania e Madhe dënon Iranin sulmin të pamatur kibernetik kundër Shqipërisë. Përmjes një deklarate ‘Foreign Office’ thotë se Irani është përgjegjës për sulmin ndaj Shqipëri. Sekretari i Jashtëm James Cleverly tha se Mbretëria e Bashkuar mbështet Shqipërinë, aleatin e NATO-s.

“Britania e Madhe ka dënuar shtetin iranian për një sulm kibernetik kundër qeverisë së Shqipërisë që shkatërroi të dhënat dhe ndërpreu shërbimet thelbësore të qeverisë. Mbretëria e Bashkuar ka dënuar sot (e mërkurë 7 shtator) shtetin iranian për një sulm kibernetik kundër qeverisë së Shqipërisë që shkatërroi të dhënat dhe ndërpreu shërbimet thelbësore të qeverisë, duke përfshirë pagesën e shërbimeve, prenotimin e takimeve mjekësore dhe regjistrimin e nxënësve. Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike (NCSC) vlerëson se aktorët kibernetikë të lidhur me shtetin iranian janë pothuajse me siguri përgjegjës për serinë e sulmeve kibernetike kundër infrastrukturës së qeverisë shqiptare nga 15 korriku, të cilat shkaktuan ndikim të rëndësishëm në shërbimet publike online dhe faqet e tjera të internetit të qeverisë. Uebsajtet e Kuvendit të Shqipërisë dhe të Kryeministrisë, si dhe ‘e-Albania’, një portal që shqiptarët përdorin për të aksesuar një sërë shërbimesh publike, u sulmuan dhe u mbyllën. Sulmuesit zbuluan gjithashtu të dhëna të qeverisë shqiptare, duke përfshirë detaje të emaileve nga Kryeministri dhe Ministria e Punëve të Jashtme. Sekretari i Jashtëm James Cleverly tha: Veprimet e pamatura të Iranit treguan një shpërfillje të hapur për popullin shqiptar, duke kufizuar ashpër aftësinë e tij për të aksesuar shërbimet publike thelbësore. Mbretëria e Bashkuar po mbështet partnerin tonë të vlefshëm dhe aleatin e NATO-s. Ne i bashkohemi Shqipërisë dhe aleatëve të tjerë në ekspozimin e veprimeve të papranueshme të Iranit”, thuhet në deklaratë.

Edhe ambasada e Britanisë në vendin tonë dënon sulmin kibernetik të. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasada thekson se qëndron krah aleatëve të NATO-s, ndërsa thekson se Mbretëria e Bashkuar mbështet interesat e qytetarëve shqiptarë.

“Dënojmë sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të Iranit kundër Shqipërisë. Ne qëndrojmë me aleatët dhe partnerët tanë të NATO-s. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të punojë me Qeverinë shqiptare, në mbështetje të interesave të qytetarëve shqiptarë.”

Ora 16:19
Prishja e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, reagon KASH: Përgjigje e duhur ndaj sulmit kibernetik! Merrni masa për forcimin e kapaciteteve  

1662560418_Keshillilogo.jpgPër prishjen e marrëdhënieve diplomatike të Iranit ka reaguar Këshilliu i Ambasadorëve Shqiptarë të cilët përpos se e kanë përshëndetur këtë ndërprerje, u ka bërë thirrje autoriteteve të marrin masa për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse për infrastrukturën digjitale.

‘KASH përshëndet ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin. I bën thirrje autoriteteve shqiptare të marrin masa urgjente për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse për infrastrukturën strategjike dixhitale.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbështet vendimin e qeverisë shqiptare për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit, si përgjigje proporcionale ndaj sulmit kibernetik të organizuar dhe sponsorizuar në nivel shtetëror me objektiv “shkatërrimin e infrastrukturës digjitale të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, paralizimin e shërbimeve publike, si edhe grabitjen e të dhënave dhe të komunikimeve elektronike nga sistemet qeveritare”.

Përmes këtij sulmi, RIS ka minuar çdo akt dhe parim të së drejtës ndërkombëtare që rregullon raportet mes 2 vendeve që kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me njëra tjetrën. Aq më tepër, që sulmi ndaj një vendi anëtar të NATO, përbën kërcënim serioz ndaj të gjithë aleancës, duke e bërë të domosdoshme kundërpërgjigjen proporcionale me rrezikun që kanoset.

Nga ana tjetër, KASH i bën thirrje qeverisë shqiptare që të marrë masa urgjente për rritjen dhe forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të infrastrukturës digjitale, në dritën e paralajmërimeve të shtuara të NATO dhe BE për potencialin e shumëfishuar të sulmeve kibernetike ndaj vendeve anëtare, veçanërisht pas agresionit rus kundër Ukrainës.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës dhe Kuvendi i Shqipërisë të sigurojnë mbikqyrje të plotë të masave të marra nga AKSHI, përpara dhe pas këtij sulmi kibernetik, për mbrojtjen e insfrastrukturës strategjike digjitale të vendit.’- thuhet në njoftim 

Ora 14:55
Shqipëria shkëput marrëdhëniet me Iranin, Kim: Të jetë e qartë, kur aleati ynë sulmohet, SHBA vepron

 

Ambasadorja e Shqipërisë në vendin tonë, Yuri Kim, ka reaguar në lidhje me shkëputjen e marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Iranin.

‘Më lejoni ta përdor këtë rast për të theksuar rëndësinë e veprimit kundër sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë. Kemi parë deklaratën e kryeministrit Rama sot në mesditë, Shtëpia e Bardhë është përgjigjur menjëherë dhe me forcë. Duhet të jetë e qartë që kur miku dhe aleati është nën sulm, SHBA do të ndërmarrin veprime’, tha Kim.

Ora 13:45
Sulmi kibernetik nga Irani, Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut mbështet masat e marra nga Shqipëria

1662551347_thumbsbc484622d2e8e3dee808a5ac9d3516a922.jpg

Ministria e Punëve të Jashtme Maqedonisë së Veriut ka reaguar duke thënë se dënon ashpër sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë nga ana e Republikës Islamike të Iranit.

"Maqedonia e Veriut solidarizohet me Qeverinë e Shqipërisë, i mbështet masat e marra në këtë kontekst dhe bën thirrje për përgjegjësi për autorët e aktiviteteve të tilla malinje destabilizuese, që e rrezikojnë jo vetëm sigurinë nacionale të Shqipërisë, por kanë edhe implikime më të gjera rajonale dhe ndërkombëtare.

Sulmet e këtilla destruktive paraqesin shkelje flagrante të normave të së drejtës ndërkombëtare, përpjekje për të minuar sovranitetin e Shqipërisë si dhe kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e qytetarëve dhe institucioneve të saj.

Me qëllim mbrojtjen e interesave të saja, por edhe të interesave të secilit vend anëtar të NATO-s dhe aleatëve të tij, mbetemi të unifikuar në kuadër të Aleancës në ballafaqimin me të gjitha sfidat që i kanosen rendit dhe sigurisë ndërkombëtare", thuhet në reagim.

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ALB 4: 07/09/2022 22:52

    ah esht amerika ketu engjell mbrojtes se e shikonim si shkonte mos me zi e sterr

    Përgjigju
    • Dakord: 08/09/2022 11:09

      U mendove shume per kete koment??? Ne ecim ne bllok me aleatet tane, nuk ecim kuturu.

  • Lolita: 07/09/2022 20:57

    kur merren vendime te rendesishme per politiken e jashtme nuk do ishte keq qe te koordinohemi me shqiptaret jashte kufinjve per te ndervepruar me ne harmoni dhe te bashkuar...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'