TIRANË - Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se "prishja e ndërtimeve pa leje përgjatë rrugës kryesore të plazhit në Durrës ka çliruar një potencial të madh ripërtëritjeje urbane e mjedisore".
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Rama shprehet se "tani është radha e investimit".
"Çlirimi i rrugës kryesore të plazhit në Durrës ka çliruar një potencial të madh ripërtëritjeje urbane e mjedisore! Tani projekti i investimit", shkruan Rama.
Më herët, Kryeministri postoi në Facebook një foto nga operacioni i pastrimit në vijën e rërës, ku sipas tij, "ndërtimet pa leje e shtresat e pisllëkut mbajnë peng plazhin e Durrësit". /ATSH/










