Prishja e pallatit të ‘Myslym Keta’, Meta: Qëndroi në këmbë për tre vjet, Bashkia nuk priti që banorët të merrnin plaçkat! Më 14 maj u pritet bileta pa kthim

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar prishjen e pallatit te rruga ‘Myslym Keta’. Në mbledhjen e Komitetit Drejtues të partisë, Meta tha se ai pallat kishte qëndruar për tre vite në këmbë ndonëse ishte dëmtuar nga tërmeti, por bashkia e prishi një orë e më parë pa lejuar as banorët që të marrin plaçkat e tyre. Sipas Metës, i vetmi nxitim i tyre ishte që të prishnin këtë pallat pasi e dinë se më 14 maj, ditën e zgjedhjeve lokale, do u pritet bileta pa kthim.

“U sulmuan me tërbim edhe pallati i fundit të rruga Myslym Keta. Banditët nuk prisnin dot ti linin banorët të mblidhnin plaçkat pale të prisnin vendimin e gjykatës. Pallati qëndroi në këmbë tre vjet pas tërmetit, tani horrave të bashkisë nuk u priste puna asnjë orë, sepse e dinë që 14 maji është bileta pa kthim për ta. IKMT është kthyer në kamxhikun drejtues të Ramës ndaj të pambrojturve”, tha Meta.

Ky reagim i Metës vjen pas prishjes së pallatit te Myslum Keta. Gjykata e Tiranës mori vendimin për prishjen e pallatit të dëmtuar nga tërmeti duke rrëzuar kështu kërkesën e PD pasi dhe Instituti i Ndertimit me herët e kishte shpallur të rrezikshëm pallatin. Banorët e pallatit nuk pat Banorët e pallatit nuk paten rezistencë gjatë aksionit të shembjes

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GOLD LIKJA: 21/12/2022 22:09

    PO CA PLACKASH TE MBLIDHNIN O HAJDUT, ATA JANE LAJMERUAR PARA 3 VITESH, APO TE PRESIM DHE CA QE KUR TE SHEMBET TI ZERE BRENDA DHE PASTAJ TE SHKOSH TI NGUSHELLOSH TAMAM

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar