Ministri i Mbrojtjes Piro Vengu po mban sot një konferencë për shtyp ku po diskutohen çështje nga dëmshpërblimi i qytetarëve nga përmbytjet, tek forcimi i mbrojtjes, investimet në infrastrukturën parandaluese e deri tek kontributi i Shqipërisë në Bordin e Paqes me trupa në Rripin e Gazës.
Vengu tha se po investohet në pritat lumore përgjatë lumit Shkumbin me qëllim parandalimin e rrëshqitjeve apo dëmtimeve nga gërryerjet lumore në të ardhmen.
“Fondi i Kushtëzuar shpërndahet me një qasje të re, për të forcuar ato bashki që konsiderohen më ë dobëta. Kemi rritje të fondit të investimeve për infrastrukturën parandaluese, 18 mln euro, 8 mln euro janë të dedikuara që janë në zbatim e sipër. Vazhdojmë të mbështesim pritat lumore përgjatë lumit Shkumbin, pjesë një e mirë e financimit shkon në këtë drejtim që të kemi mundësi të parandalojmë rrëshqitje apo dëmtimet nga gërryerjet lumore në të ardhmen”, tha Vengu.
Vengu gjithashtu solli në fokus dhe angazhimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes me trupa në Rripin e Gazës.
“Kryeministri ngriti në tryezën e Bordit të Paqes çështje që kanë të bëjnë me shqiptarët në rajon, interesat tona në rajon dhe revoltën tonë të kërkesës së Hagë për dënimin maksimal të ish-drejtuesve të UÇK-së. Elementi i dytë i Bordit të Paqes, ishte dhe shprehja e angazhimit tonë që të marrim pjesë në forcën ndërkombëtare të stabilizimit në Gaza”, tha ndër të tjera Vengu.
Lajmi në përditësim...
Ministri Vengu foli për gjyqin që po zhvillohet në Gjykatën e Hagës për 4 ish-krerët e UÇK-së. Vengu tha se akuzat janë të fabrikuara nga influenca ruse në Këshillin e Evropës.
“Është evidente që kjo përpjekje është mbështetur në akuza të fabrikuara me influencë ruse në Këshillin e Evropës. Nga ana tjetër janë vetë hetimet që po bëhen ndaj ish-sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Evropës që dëshmojnë këtë afinitet toksik mes këtyre agjendave të fabrikuara në Rusi. Ky është shembull se çfarë është lufta hibride. Një vend që ka një pozicion armiqësor ndaj Kosovës dhe përdorur influenca të organizatave ndërkombëtare deri diku duke përdorur dhe keqpërdorur drejtësinë ndërkombëtare për të delegjitimuar të drejtën ndërkombëtare për drejtësinë e Kosovës”, tha Vengu.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako tha se emergjencat civile janë në gatishmëri të plotë referuar shembjes së aksit rrugor Librazhd-Prrenjas. Çako theksoi dhe ndërhyrjen për hapjen e një aksi të ri rrugor.
“Agjencia e mbrojtës civile, ka marrë përgjegjësitë e veta në mbështetje dhe të kërkesës së bërë nga ARRSH për këtë problematikë që ka krijuar impaktin e vet në bllokimin e qarkullimit. Duke qenë se ka dalë e nevojshme ë të këtë një gatishmëri të theksuar për ti ardhur në ndihmë banorëve, agjencia ka kontaktuar dhe për një gatishmëri të përhershme të forcave të armatosura, policisë së Shtetit, urgjencës mjekësore apo dhe të tjera shërbimeve. Shumë shpejt me një vendim të Këshillit Teknik do të ndërhyhet për krijimin e një aksi të ri rrugor për të eliminuar këtë vështirësi”, tha Haki Çako.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu e ka cilësuar një panik të pajustifikuar nga Beogradi, reagimin e institucioneve atje, pas stërvitjes së përbashkët Shqipëri-Kosovë-Kroaci.
Vengu u shpreh se bashkëpunimi trilateral është në zbatim e sipër, teksa shtoi se të tre vendet kanë nevoja të ngjashme, ndaj dhe fuqizohen duke u bërë bashkë.
"I ndjekim reagimet, një lloj paniku i pajustifikuar nga institucionet në Beograd. Ne vijojmë punën tonë. Bashkëpunimi trilateral është në zbatim e sipër. Bëmë një takim me homologët e mbrojtjes në Mynih, për të përcaktuar hapat e tjerë për prokurimet në fushën e mbrojtjes, të tre vendet kanë nevoja të ngjashme fuqizohemi duke u bërë bashkë, për kontrata më të mira më të lira. Bashkëpunimi në fushën e industrisë, kemi një përfshirje edhe në panairet që po organizojnë kolegët kroatë", theksoi ai.
Ministri Vengu foli dhe për paketën e re të masave për për forcimin e kapaciteteve të vendit në përballimin e emergjencave civile. Vengu tha se Shqipëria është në negociata për për blerjen e dy avionëve zjarrfikës, ku synohet që të paktën një prej tyre të jetë operacional brenda këtij viti.
“Kemi një kontratë në zbatim e sipër përmes KAYO dhe Timac Defence, për prodhimin e mjeteve të emergjencave civile dhe të specializuara për terrenet malore dhe pyjore. Këto mjete do t’i transferohen bashkive që kanë më shumë nevojë. Është në negociatë e sipër blerja e dy avionëve zjarrfikës. Një element është që mundësojmë që ky element të vijë sa më parë, nuk e dimë nëse do të vijë për sezon. Synimi që në vitin 2027 t’i kemi të dy, por dhe pak më përpara. Të kemi minimalisht në çdo element katër helikopterë, për çdo emergjencë.”, tha Vengu.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji thotë se ende nuk ka një numër zyrtar, se sa trupa do dërgojë Shqipëria në Gaza.
"Shqipëria ka shprehur dakordësinë për marrjen pjesë në forcën ndërkombëtare të stabilitetit. Aktualisht, kemi deklaruar në fazën e parë në shtabin që do krijohet për këtë qëllim. Jemi duke diskutuar me aleatët për detajet e tjera. Nuk kemi përcaktuar akoma numrin e saktë të pjesëmarrësve, nuk ka asgjë konkrete për këtë gjë. Në diskutim me aleatët, ne do të vazhdojmë detajet tona. Në lidhje me shifmin e forcave në KFOR, kemi marrë miratimin e ministrit të Mbrojtjes. Do përfshihemi me helikopter Kugar, pilotë teknikë", u shpreh gjenerali.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi se hartat e publikuara në media për vendosjen e trupave shqiptare në Gaza, nuk janë të vërteta.
“Sa i përket, Bordit të Paqes kanë qarkulluar harta në media, nuk përbëjnë dokument zyrtar, po presim përcaktimin e vendeve aleate, që ne të përfshihemi brenda tyre në operacion. Për KFOR, informacioni u sqarua. Absolutisht e konfirmuara, nuk janë harta zyrtare. Do jenë bisedimet e shtabeve që do përcaktojnë në vijimsi. Forcat tona veprojnë brenda ombrellës së një aleati më të madh.", tha Vengu.
Komente












